Farmaci

shk62023

Parkinsoni. Barnat për diabetin vonojnë fillimin e sëmundjes

Diabetikët që marrin medikamente për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e tyre zhvillojnë Parkinson mesatarisht 6 vjet më vonë, krahasuar me diabetikët që nuk marrin të njëjtët medikamente. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Qendra e Parkinsonit Gaetano Pini-CTO në Milano, dhe i publikuar në "Journal of Neurology". 

Në studimi morën pjesë 8,120 pacientë me sëmundjen e Parkinsonit të ndjekur në qendrën Gaetano Pini në periudhën 2010-2019. Studiuesit vunë re se 413 pacientë me diabet të cilët merrnin medikamente për këtë patologji përjetuan sëmundje neurodegjenerative mesatarisht pas moshës 66 vjeçare. Ndërsa në anën tjetër, 7707 pacientë jo diabetikë, u diagnostikuan me Parkinson menjëherë pas moshës 60-vjeçare.

"Studimi sugjeron një veti neuro-mbrojtëse të barnave antidiabetike dhe hap perspektivën e administrimit të barnave antidiabetike, si metformina, te njerëzit e predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit me qëllimin për të vonuar fillimin e saj", shpjegon autori kryesor i studimit Gianni Pezzoli, president i Fondacionit Grisons për sëmundjen e Parkinsonit.

"Të dhënat e mbledhura janë shumë domethënëse dhe na shtyjnë të hetojmë jo vetëm kapacitetin parandalues të barnave antidiabetike, por edhe rolin e tyre në reduktimin e progresionit të Parkinsonit kur ai është shfaqur", shton studiuesi.

Ky studim hedh themelet për fillimin e ardhshëm të studimeve klinike krahasuese shumë solide, në të cilat do të administrohen medikamente antidiabetike te njerëzit me faktorë rreziku të Parkinsonit, siç është historia familjare e sëmundjes, ose simptomat para fillimit të saj, si agjitacion gjatë natës, humbje e nuhatjes dhe shenja akoma më të përgjithshme si kapsllëku dhe depresioni i lehtë", thotë Ioannis Isaias, drejtori i Qendrës së Parkinsonit Gaetano Pini.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC