Farmaci

sht82023

Kanabisi medicinal përmirëson cilësinë e jetës te pacientët me sëmundje kronike

Pacientët australianë me probleme shëndetësore kronike, të cilëve i është përshkruar kanabis medicinal, kanë treguar përmirësime të rëndësishme lidhur me cilësinë e përgjithshme të jetës, dhimbjet, lodhjen, si dhe simptomat e ankthit dhe depresionit në tre muajt e parë të përdorimit të tij, tregon një studim i botuar në "PLOS ONE".

"Në Australi kanabisi mjekësor është përshkruar që nga viti 2016 për pacientët me probleme shëndetësore kronike të cilët nuk i përgjigjen trajtimeve të tjera. Ne u përpoqëm të analizonim më mirë ndryshimet në rezultatet e raportuara nga pacientët pas trajtimit me kanabis në këtë popullatë", shpjegon Margaret-Ann Tait nga Universiteti i Sidneit në Australi, autorja kryesore e studimit.

Studiuesit intervistuan 2,327 individë me patologji kronike, të cilët kishin marrë kanabis medicinal (THC dhe CBD në një vaj transportues trigliceridesh me zinxhir të mesëm) gjatë periudhës nëntor 2020-dhjetor 2021, duke i pyetur ata për gjendjen e përgjithshme shëndetësore, cilësinë e jetës, dhimbjet, gjumin, si dhe për simptomat e ankthit dhe depresionit, përpara se të fillonin terapinë me kanabis, pas dy javësh trajtim dhe një herë në muaj për tre muaj. 63% e pacienteve të intervistuara ishin gra, me një moshë mesatare 51 vjeç. Problemet më të raportuara ishin dhimbjet kronike (69%), pagjumësia (23%), ankthi (22%) dhe ankthi/depresioni (11%); edhe pse gjysma e këtyre pacientëve trajtoheshin për më shumë se një çrregullim.

Pjesëmarrësit raportuan përmirësime të rëndësishme në cilësinë e jetës në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore dhe lodhjen gjatë tre muajve të trajtimitr, si dhe reduktime klinikisht të rëndësishme të dhimbjes dhe përmirësime të konsiderueshme të simptomave të ankthit dhe depresionit. Edhe pse, shumë pacientë kanë marrë kanabis për trajtimin e pagjumësisë, ata nuk kanë vënë re përmirësime të rëndësishme në gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore. Autorët vënë në dukje se ata nuk i matën efektet anësore të shkaktuara nga kanabisi, edhe pse 30 pacientë u tërhoqën zyrtarisht nga studimi për shkak të tyre.

 

PLOS ONE 2023. Doi: 10.1371/journal.pone.0290549
http://doi.org/10.1371/journal.pone.0290549


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC