Shëndetësi

gus12024

Pamjaftueshmëria venoze kronike: simptomat, faktorët e rrezikut dhe komplikacionet. Aplikacioni për pacientin

Sëmundja venoze kronike (MVC), ose pamjaftueshmëria venoze kronike, është një patologji kronike dhe progresive e këmbëve, e cila, nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të shfaqë komplikacione të rënda. Ajo karakterizohet nga simptoma, të tilla si ënjtje, rëndesë dhe dhimbje e këmbëve, të cilat priren të përkeqësohen gjatë periudhave të nxehta. Me kohën, sëmundja mund të evoluojë në varikozë dhe në rastet më të rënda, mund të shkaktojë edema, probleme në lëkurë dhe ulcera venoze, sidomos nëse shoqërohet me komplikacione flebo-trombotike. Për të mbështetur mjekët e përgjithshëm dhe specialistët në menaxhimin e kësaj patologjie, një panel ekspertësh në mjekësinë vaskulare, kanë zhvilluar një aplikacion, FlebApp, i cili përdor algoritme në përputhje me udhëzimet dhe njohuritë aktuale për të përmirësuar marrëdhënien mjek-pacient gjatë gjithë rrugëtimit të pacientit, nga diagnoza e deri te kontrollet e mëpasshme të ecurisë.

Menaxhimi i sëmundjes venoze kronike
Sëmundja venoze kronike është një patologji e përhapur, që prek afro 19 milionë individë në Itali, kryesisht gratë dhe priret të manifestohet me intensitet më të madh në disa popullata të rrezikuara. Ndër faktorët në rritje të rrezikut të Sëmundjes Venoze Kronike, spikasin pacientët me indeks të lartë të peshës trupore (mbipesha, ose obeziteti), të moshuarit dhe gratë në menopauzë, sidomos ato që kanë lindur më shumë se dy herë. Këta faktorë ndikojnë në përparimin e sëmundjes drejt stadeve më të rënda, duke e bërë thelbësor diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e duhur.

Menaxhimi i MVC kërkon një qasje shumëdisiplinore, që përfshin mjekët e përgjithshëm dhe ata specialistë. Rrugëtimi i pacientit nga diagnostikimi në kontrollin e ecurisë duhet të monitorohet me kujdes për parandalimin e komplikacioneve dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës. Udhëzimet ESVS 2022 përbëjnë një pikë referimi thelbësore në klasifikimin dhe trajtimin e sëmundjes, me klasifikimin CEAP që përdoret për përcaktimin e ashpërsisë dhe përparimit të MVC.

Vitet e fundit janë zhvilluar mjete të ndryshme për përmirësimin e mbështetjes klinike në menaxhimin e PVC. Zbatimi i teknologjive dhe aplikacioneve të reja digjitale, rezultoi veçanërisht i dobishëm në lehtësimin e komunikimit mjek-pacient dhe në garantimin e një trajtimi më efikas dhe të personalizuar. Më specifikisht, FlebApp është projektuar për ofrimin e një ndërfaqjeje digjitale me qasje të menjëhershme dhe përmbajtje të ekstraktuara nga literatura e përditshme. Ai u zhvillua në bashkëpunim me ekspertë të fushës së mjekësisë vaskulare dhe informacionet mjeko-shkencore në të janë në përputhje me udhëzimet ESVS 2022, në të cilat klasifikimi CEAP është pikë kryesore referimi për trajtimin e Sëmundjes Venoze Kronike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC