Farmaci

mar242020

Lopinaviri dhe ritonaviri nuk kanë përfitime në trajtimin e coronavirusit të ri. Studimi

Sipas një studimi të botuar në "New England Journal of Medicine", trajtimi me lopinavir-ritonavir si shtesë e kurave standarde te pacientët e rritur të hospitalizuar, me Covid-19 të rëndë, nuk do të sjellë përfitime.
"Ne kemi studiuar 199 të rritur të shtruar në spital me infeksion të konfirmuar nga Sars-CoV-2 dhe saturim të oksigjenit prej 94% ose më pak, gjatë frymëmarrjes në mjedis ose një raport midis presionit të pjesshëm të oksigjenit dhe fraksionit të oksigjenit të thithur, më pak se 300 mmHg", shpjegon Bin Cao (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Klinike për Sëmundjet Respiratore në Kinë), autori kryesor i punimit.

Pacientët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë lopinavir 400 mg dhe ritonavir 100 mg, dy herë në ditë për 14 ditë, përveç trajtimit standard, ose vetëm trajtim standard. Rezultati përfundimtare ishte koha e kaluar deri në përmirësimin klinik dhe analiza e të dhënave tregoi se trajtimi me lopinavir-ritonavir nuk shoqërohej me një ndryshim nga terapia standarde sa i përket këtij parametri. Vdekshmëria 28-ditore ishte e ngjashme në grupin lopinavir-ritonavir dhe grupin e trajtimit standard, ashtu si edhe përqindjet e pacientëve me ARN virale të zbulueshme në pika të ndryshme kohore. Në një analizë të modifikuar për qëllim të trajtimit, sidoqoftë, lopinavir-ritonaviri çoi në një kohë mesatare përmirësimi klinik deri në një ditë më të shkurtër sesa ai i vërejtur me trajtimin standard.
Në grupin lopinavir-ritonavir, janë shfaqur me frekuencë më të lartë ngjarjet e rënda anësore gastrointestinale, ndërsa në grupin e trajtimit standard janë vërë re më shumë evente të kundërta të rënda. Trajtimi me dy antiviralët u ndërpre më herët te 13 pacientë (13.8%) për shkak të ngjarjeve anësore.

"Do të jenë të nevojshme shqyrtime të mëtejshme për pacientët me sëmundje të rëndë, për të ndihmuar në konfirmimin ose përjashtimin e mundësisë së një përfitimi terapeutik", përfundojnë autorët.
Në një editorial shoqërues, Lindsey Baden dhe Eric Rubin, thonë se përkundër mungesës së efikasitetit të barnave, ky studim paraqet shumë informacione të rëndësishme se si të hartohet një studim edhe në kushte epidemike. "Rezultatet e studimeve si ky, që nuk ofrojnë reagime bindëse pozitive ose negative, do të jenë në qendër të skenës së kujdesit klinik ndërsa sëmundja përhapet", përfundojnë ata.

 

Nejm 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa2001282
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa2001282 

Nejm 2020. Doi: 10.1056/NEJMe2005477
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMe2005477


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC