Farmaci

mar252020

AIFA miraton përdorimin e antiretroviralit kundër HIV-it, por në fazat e hershme të sëmundjes

Agjencia Italiane e Barnave ka vënë në dispozicion në Itali, jashtë indikacionit të autorizuar, kombinimin e dy barnave, lopinavir-ritonavir, për pacientët Covid-19, një kombinim me dozë fikse, që është përdorur dhe autorizuar për trajtimin e infeksioneve HIV, në thelb, një antiretroviral. Ky është një bar për përdorim spitalor, por që mund të përdoret gjithashtu në shtëpi.

Vendimi është marrë nga komiteti teknik shkencor i agjencisë, për përdorim jashtë indikacionit, që të premten e fundit dhe të martën, në dritën e provave të reja të literaturës, u konfirmua zgjedhja. Një studim i parë me përzgjedhje rastësore i pacientëve me Covid-19 për të provuar efektivitetin e kombinimit lopinavir-litonavir, u krye në Vuhan.
Studimi, i cili përfshiu 199 pacientë, nuk tregoi asnjë ndryshim në kohë në përmirësimin klinik dhe vdekshmërinë. Megjithatë, në Kinë, popullsia e studiuar përfshinte pacientë me sëmundje të përparuar, ndërsa protokollet që aktualisht janë në përdorim në qendrat kryesore klinike, si dhe udhëzimet më të fundit të SIMIT Lombardi, parashikojnë përdorimin e tyre në fazat e hershme dhe në pacientë më pak të komprometuar.
 
"Për momentin, nuk ka arsye të mjaftueshme për të përjashtuar nga rimbursimi kombinimin lopinavir-ritonavir për trajtimin e pacientëve me Covid-19", thuhet në një shënim nga AIFA, e cila merr përsipër të monitorojë vazhdimisht të gjitha provat e reja që do të jenë të disponueshme me kalimin e kohës.


Burimi: MEDIASET


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC