Farmaci

pri102020

Coronavirusi. Antiparazitari efektiv in vitro, brenda 48 orëve. Ja, studimi

Ivermectina, një medikament i aprovuar për përdorim si antiparazitar dhe i disponueshëm në të gjithë botën, ka qenë në gjendje të vrasë Sars-Cov-2 në kulturat qelizore, brenda 48 orëve. Kjo është ajo që kanë deklaruar studiuesit australianë nga Monash Biomedicine Discovery Institute (BDI) në një artikull të botuar në "Antiviral Research", në bashkëpunim me Institutin për Infeksionet dhe Imunitetin "Peter Doherty", të udhëhequr nga Kylie Wagstaff.
"Ne zbuluam se edhe një dozë e vetme është në gjendje të heqë të gjitha ARN-të virale në 48 orë dhe se edhe pas vetëm 24 orësh, ka pasur një ulje vërtet të rëndësishme. Por testet e studimit u kryen in vitro dhe tani do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë studime mbi njerëzit", thotë Wagstaffi.

Ivermectina është një antiparazitar që ka dëshmuar që në të kaluarën se është efektiv, gjithnjë in vitro, kundër një game të gjerë virozash përfshirë HIV, Dengue, gripin dhe Zika. "Ivermectina përdoret gjerësisht si antiparazitar dhe shihet si medikament i sigurt. Tani, hapi tjetër do të jetë të kuptohet nëse dozimi i mundur dhe i sigurt për përdorim te njerëzit mund të jetë efektiv në luftimin e coronavirusit të ri", vazhdon Wagstaffi.
Ekspertët besojnë se megjithëse mekanizmi me të cilin ivermectina arrin të mbizotërojë mbi virusin nuk dihet, bazuar në mënyrën se si sillet ndaj patogjeneve të tjera, ka të ngjarë të parandalojë që virusi të dëmtojë aftësinë e qelizave pritëse për ta eliminuar atë. Mundësia e përdorimit të ivermectinës për të luftuar Covid-19 do të varet, pra, nga rezultatet e testeve të mëtejshme paraklinike dhe nga provat klinike, për të cilat autorët e këtij studimi po kërkojnë grante.
Studiuesit tregojnë se duke pasur parasysh mundësinë realiste që do të duhet ca kohë për të patur një vaksinë, zbulimi i efektivitetit të një medikamenti tashmë të aprovuar dhe të disponueshëm në të gjithë botën, mund të ofrojë mundësinë e ndihmës së menjëhershme në këtë moment të pandemisë.


Antiviral Research 2020. Doi: 10.1016/j.antiviral.2020.104787
https://doi.org/10.1016/j.antiviral.2020.104787


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC