Farmaci

maj82020

Varësia nga alkooli. Gabapentina, efikase në shërim, nëse ekzistojnë shenja abstinence

Gabapentina mund të jetë efektive në trajtimin e çrregullimit nga përdorimi i alkoolit (AUD) dhe me historik të simptomave të abstinencës, sipas një studimi të botuar në "Jama Internal Medicine".

"Megjithëse rreth 30 milionë vetë i plotësojnë kriteret për çrregullimin e përdorimit të alkoolit sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (edicioni i pestë), shumë pak marrin mjekimin e duhur. Një qasje më e personalizuar, specifike për simptomat, mund të përmirësonte efikasitetin e vetë trajtimit", shpjegon Raymond Anton (Universiteti Mjekësor i Karolinës së Jugut), autori kryesor i studimit.

Për të shqyrtuar situatën, studiuesit vlerësuan dobinë e gabapentinës (orale, deri në 1.200 mg/ditë) në krahasim me placebon, në trajtimin e AUD-it te pjesëmarrësit që i janë nënshtruar skrinimit dhe janë trajtuar në kushte ambulatore, të përzgjedhur në mënyrë rastësore për trajtim pas tre ditësh abstinencë, për një periudhë prej 16 javësh. Nga këta, 145 i plotësuan kriteret për AUD dhe nuk u ishin nënshtruar ndërhyrjeve të tjera dhe 96 plotësuan kriteret për abstinencën ndaj alkoolit. Sasia e alkoolit të pirë është regjistruar çdo ditë dhe përqindja e transferrinës, një shënues i sasisë së alkoolit të pirë, është mbledhur në fillim çdo muaj, gjatë trajtimit.

Kështu, 27% e njerëzve të trajtuar me gabapentinë nuk kishin ditë kur kanë pirë shumë, në krahasim me 9% të personave të trajtuar me placebo. Në përgjithësi, 18% e pacientëve të trajtuar me gabapentinë treguan abstinencë totale në krahasim me 4% të atyre që u trajtuan me placebo. Ekspertët theksojnë se grupi që në bazë ka treguar shenja të rënda të abstinencës nga alkooli kishte efekte më të mëdha pozitive me gabapentinën, në arritjen e asnjë dite të konsumit të rëndë dhe abstinencës totale sesa me placebo, ndërsa brenda grupit me nivele të ulëta abstinence në fillim të studimit, nuk ka patur dallime domethënëse në krahasim me placebon. Gjithashtu, për ndryshoret e tjera që kanë të bëjnë me konsumin e alkoolit, gabapentina tregoi efikasitet më të madh sesa placebo vetëm në grupin me abstinencë të mëparshme të qëndrueshme. Sa për efektet anësore, gabapentina shkaktoi më shumë marramendje, por kjo nuk ndikoi në efikasitetin e saj.

Autorët tregojnë se studimet e ardhshme duhet të vlerësojnë ndryshimet e gjumit dhe gjendjes shpirtërore gjatë rimëkëmbjes me mbështetjen e gabapentinës.


Jama Intern Med. 2020. Doi: 10.1001/jamainternmed.2020.0249
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32150232


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC