Farmaci

maj82020

Covid-19. Infektohet një farmacist në Fier

Në këtë situatë të epidemisë së Covid-19 në vendin tonë, në vijë të parë, përveç mjekëve dhe infermierëve janë dhe farmacistët, të cilët u kanë shërbyer sipas fashave të orareve qytetarëve me apo pa Covid.

Ndonëse janë munduar të respektojnë distancat dhe të vendosin maskat, ata janë të ekspozuar njëlloj si mjekët dhe infermierët nëpër qendra shëndetësore apo spitale të tjera jo-Covid në vend. Por rënia në kontakt me Covid-19 është një thirrje për autoritetet shëndetësore për t'i marrë në konsideratë si pjesë aktive dhe e rëndësishme e sistemit shëndetësor, edhe pse përfshihen në shërbimin jo publik.

Në mënyrë të vazhdueshme farmacistët kërkojnë të jenë pjesë e target grupit që po vijon t'i bëhet testi serologjik në laboratorin e mikrobiologjisë. Kjo, jo vetëm në formë kujdesi shëndetësor për farmacistin si individ, por edhe për të mbrojtur kolegët apo klientin të cilit i shërbejnë.
Edhe pse shifrat e Covid-19 në Shqipëri vijojnë të jenë optimiste, rreziku për të rënë në kontakt mbetet i qëndrueshëm. Tashmë, 199 individë janë me Covid-19, por kjo është shifra që ka rezultuar nga testimet, ndërkohë që mund të qarkullojnë persona të prekur, që nuk e dinë këtë, pasi janë asimptomatikë.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC