Farmaci

maj142020

Probiotikët forcojnë mikroflorën intestinale, me efekte të dobishme në sistemin nervor qendror

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se një në katër vetë do të vuajë nga një çrregullim mendor ose neurologjik në një pikë të jetës, duke e bërë këtë një nga shkaqet kryesore të aftësive të kufizuara në botë. Këtë e shpjegojnë Vandana Sharma dhe Sandeep Kaur (nga kolegji i grave "Mehr Chand Mahajan Dav", në Indi), autore të një artikulli përmbledhës në "The Open Microbiology Journal".

"Në epokën tonë të konkurrencës stresuese socio-ekonomike, po shohim një rritje të konsiderueshme të incidencës së patologjive neurologjike dhe psikiatrike, në veçanti depresionit, çrregullimit bipolar, ankthit akut dhe atakeve të panikut", shpjegojnë studiueset, duke shtuar se shumë nga këto gjendje shpesh nuk raportohen, duke shkaktuar një përkeqësim progresiv, në mungesë të një diagnoze të caktuar dhe trajtimit në kohë.

Në këtë drejtim, flitet së fundi mbi rolin e mikrobiotës intestinale në modulimin e fiziologjisë së sistemit nervor qendror dhe funksionimin e tij. Aq më tepër që artikulli nga Sharma dhe Kaur përqendrohet saktësisht në rolin dhe efektivitetin e marrjes së rregullt të baktereve probiotike që ndihmojnë në forcimin e shëndetit të përgjithshëm të zorrëve. "Studimi ynë synon të sigurojë një pamje të plotë të potencialit të probiotikëve në forcimin e mikroflorës së zorrëve, duke përmirësuar çrregullimet neurologjike ose psikiatrike tashmë në zhvillim ose duke zvogëluar incidencën dhe ashpërsinë e tyre", thuhet në artikullin i cili përshkruan gjithashtu mekanizmat në nivelin molekular dhe biokimik, përmes së cilëve bakteret probiotike përmirësojnë funksionet e sistemit nervor qendror në prani të çrregullimeve të tilla si ankthi, depresioni madhor, sindroma bipolare, skizofrenia ose çrregullimi i spektrit autik.
"Potenciali i probiotikëve si modifikues dietikë dhe si terapi e dobishme ndërhyrjeje, si parandaluese ashtu edhe terapeutike, ka rëndësi të madhe dhe duhet të jetë pjesë përbërëse e protokolleve aktuale të trajtimit", përfundojnë studiuesit.


The Open Microbiology Journal 2020. Doi: 10.2174/1874285802014010018
https://doi.org/10.2174/1874285802014010018


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC