Farmaci

maj202020

Sartanet dhe inhibitorët ACE nuk shtojnë rrezikun për Covid-19. Studimi

Nuk ka asnjë provë që tregon se marrja e sartaneve apo inhibitorëve ACE ndikon në rrezikun për t'u sëmurur me Covid-19, ose në ashpërsinë e infeksionit, sipas një studimi italian, botuar në "New England Journal of Medicine".
"Antagonistët e receptorit të angiotenzinës, të ashtuquajturat sartane dhe inhibitorët ACE janë në gjendje të shtojnë shprehjen e enzimës ACE2, e konsideruar si një hyrje për viruset e familjes coronavirus dhe prej këtu lindi hipoteza se pacientët e trajtuar me këto terapi mund të jenë në rrezik më të madh për t'u infektuar me Covid-19", shpjegon Giuseppe Mancia (Universiteti Milano-Bicocca), autori kryesor i punimit.

Studiuesit kryen një studim rast-kontroll të bazuar në popullatë në Lombardi, duke përshtatur 6.227 pacientë me infeksion të konfirmuar nga coronavirusi, me 30.759 kontrolle bazuar në gjininë, moshën dhe komunën e vendbanimit. Duke studiuar të dhënat e marra nga bazat e të dhënave rajonale mbi përdorimin e barnave, ata vëzhguan se përdorimi i inhibitorëve ACE dhe i sartaneve ishte më i zakonshëm mes pacientëve me coronavirus sesa te kontrollet dhe se pacientët me infeksion Sars-CoV-2 kishin një profil më të keq klinik. Sidoqoftë, analiza statistikore tregoi se nuk kishte asnjë lidhje mes barnave të marra në konsideratë mes pacientëve COVID-19 në përgjithësi (raporti i rregulluar ishte 0.95 për sartanet dhe 0.96 për inhibitorët ACE), apo midis pacientëve që kanë patur një dekurs të rëndë apo fatal të sëmundjes (raporti i rregulluar ishte 0.83 për sartanet dhe 0.91 për inhibitorët ACE).

Ekspertët konfirmuan se jo vetëm përdorimi i sartaneve dhe inhibitorëve-ACE, por edhe ai i antihipertensivëve të tjerë, siç janë beta bllokuesit dhe diuretikët, si dhe i barnave të tjera, si agjentët antidiabetikë, ishte më i shpeshtë (10-13% më shumë) midis pacientëve Covid-19 sesa te kontrollet. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, kjo ka treguar që pacientët që e kanë takuar më lehtë virusin janë ata me një gjendje disi të komprometuar shëndetësore, në të cilën rritja e konsumit të barnave është një pasqyrim i situatës. "Studimi tregoi se nuk ka prova specifike që tregojnë se ata që trajtohen me këto barna kanë një rrezik të ndryshëm të hasjes së virusit sesa ata që nuk po mjekohen", përfundon Mancia.


Nejm 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa2006923
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa2006923


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC