Farmaci

qer262020

Remdesiviri do të jetë medikamenti i parë anti-Covid. Autorizohet nga EMA

Pas muajsh të tërë me lajme mbi barnat që mund të luftojnë Covidin, është ndezur drita jeshile për terapinë me përdorimin e remdesivirit. Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë pëlqimin e saj (i cili duhet të ratifikohet nga Komisioni Evropian) për përdorimin e barit dhe kjo do të lejojë që ai të hidhet në treg. CHMP-ja, që vendos mbi barnat për përdorim njerëzor, ka rekomanduar miratimin e kushtëzuar të remdesivirit, një antiviral i studiuar fillimisht kundër ebolës.

Terapia, thuhet në deklaratën e agjencisë, do të tregohet për trajtimin e Covid-19 te të rriturit dhe adoleshentët nga mosha 12 vjeç e sipër, me pneumoni që kërkon mbështetje respiratore. Lejimi është dhënë pas nisjes së analizës së të dhënave që më 30 prill, shumë kohë përpara kërkesës zyrtare të Gilead-it, kompanisë që e zhvilloi atë, e cila e bëri këtë kërkesë më 5 qershor. Rekomandimi i sotëm, shpjegojnë ekspertët e EMA-s, bazohet kryesisht në të dhënat e një studimi të sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) mbi një mijë pacientë të shtruar në spital me Covid-19.

"Remdesiviri u krahasua me placebon, thuhet në shënimin e EMA-s, dhe masa e parë e efikasitetit ishte koha e shërimit të pacientëve. Në përgjithësi, studimi tregon se pacientët e trajtuar me remdesivir shërohen për rreth 11 ditë, ndërsa ata me placebo, për 15 ditë. Ky efekt nuk vërehet te pacientët me sëmundje të butë ose të moderuar, të cilët në të dyja rastet kanë një kohë shërimi prej pesë ditësh. Për 90% të pacientëve me sëmundje të rëndë, përkundrazi, koha e shërimit ishte 12 ditë përkundrejt 18 ditëve. Sidoqoftë, nuk u panë ndryshime tek ata që e nisën trajtimin ndërsa ishin në ventilim mekanik. Të dhënat e vdekshmërisë janë ende duke u analizuar."

Remdesiviri ishte ndër trajtimet e para të indikuara si terapi të mundshme për Covid-19 dhe është pikërisht ky medikament që ia ka dalë deri më tani në proces, ndërsa barnat e tjera, të tilla si clorochina, nuk duket se kanë efikasitet të mjaftueshëm. Megjithatë, kohët e fundit, steroidi deksametazon ka dhënë rezultate premtuese paraprake në uljen e vdekshmërisë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e OBSH-së, ndërsa jemi ende në pritje të të dhënave për plazmën e të shëruarve, një terapi tjetër e konsideruar premtuese. Për momentin, në të gjithë botën po testohen më shumë se 30 barna dhe vaksina kundër Covid-19.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC