Farmaci

kor222020

Kanabidioli mund të ndihmojë eliminimin e dëmtimit inflamator të mushkërive nga Covid-19

Kanabidioli (CBD) mund të ndihmojë në reduktimin e stuhisë së citokinave dhe inflamacionit të rëndë të mushkërive që shfaqet në disa pacientë me Covid-19. "Studimet tona laboratorike tregojnë se kanabidioli i pastër mund t'i ndihmojë mushkëritë të rikuperohen dhe të rivendosin nivelin e oksigjenit", shpjegon Babak Baban, nga Kolegji Dental i Xhorxhas, autor i një studimi mbi temën, botuar në "Cannabis dhe Cannabinoid Research".

Studiuesit punuan në një model të sigurt dhe relativisht ekonomik që mund të përsëriste dëmtimin e mushkërive të shkaktuar nga distresi respirator akut (ADRS) te minjtë. Modeli përdor një ARN sintetike analoge të dyfishtë, të quajtur Poly (I:C). "Trupat tanë nuk janë mësuar me këtë ARN me dy nivele, kështu që si coronavirusi, Poly (I:C) merr vëmendjen e menjëhershme nga receptori 3- toll-like, i cili aktivizon përgjigjen e lindur imune në linjë të parë", thotë Babani. Minjtë morën tre doza Poly (I:C) një herë në ditë përmes hundës, për të krijuar një sindromë të ngjashme me ADRS-në, ndërsa CBD-ja u administrua përmes një injeksioni në bark. Doza e parë ishte dy orë pas trajtimit të dytë me Poly (I:C), pastaj në ditë alternative, për gjithsej tre ditë.

Ekspertët kanë vënë re që terapia me CBD ka shkaktuar një rritje të niveleve të oksigjenit dhe rënie të temperaturës dhe të citokinave. Një analizë më e hollësishme e mushkërive tregoi ulje në treguesit kryesorë të inflamacionit shkatërrues, duke përfshirë IL-6 dhe infiltrimin e neutrofileve. Si simptomat klinike, ashtu edhe ndryshimet fizike të mushkërive që vijnë nga ARDS-ja, u kthyen me trajtim. Ekspertët besojnë se CBD-ja është në gjendje të zvogëlojë reagimin imunitar për shkak të ngjashmërive të tij me endokanabinoidet, një sistem sinjalizues qelizor natyror i përfshirë në një larmi funksionesh, nga gjumi deri te riprodhimi, inflamacioni dhe reagimi imunitar. Cb1 dhe Cb2, receptorët kryesorë të këtij sistemi, gjenden në të gjithë trupin, përfshirë trurin dhe sistemin respirator. Për të kuptuar më mirë situatën, studiuesit tani planifikojnë studime të ngjashme mbi organet e tjera të prekura nga Covid-19, përfshirë zorrën, zemrën dhe trurin.

 

Cannabis and Cannabinoid Research Ahead of Print, Published Online: 8 Jul 2020
https://www.liebertpub.com/doi/10.1089/can.2020.0043


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC