Farmaci

gus72020

Vaksinat janë të sigurta dhe mbikëqyrja pas tregtimit funksionon si duhet. Ja, studimi

Një studim që shqyrtoi plotësisht të dhënat e 20 viteve dhe që u botua në "Annals of Internal Medicine", konfirmon se vaksinat janë të sigurta. "Pjesa më e madhe e shqetësimeve të sigurisë që kemi hasur, u identifikuan përmes programeve ekzistuese të mbikëqyrjes pas tregtimit dhe kishin një rëndësi të kufizuar klinike", shpjegon Noam Tau (Sheba Medical Center dhe Universiteti i Tel-Avivit), autori kryesor i studimit. Edhe pse vaksinat konsiderohen një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë moderne dhe pandemia aktuale Covid-19 nxjerr në pah vështirësinë e menaxhimit të sëmundjeve infektive pa këto barna, shkalla e vaksinimit gjatë viteve të fundit ka rënë ndjeshëm dhe janë raportuar shpërthime të lidhura me mungesën e qëllimshme të vaksinimit. Shumë kritikë të vaksinave i mbështesin motivet e tyre te mungesa e pretenduar të sigurisë.

Për të hetuar në çështjen e sigurisë, studiuesit studiuan etiketat e 57 vaksinave të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në kohën e miratimit dhe modifikimet e bëra ndaj tyre për arsye sigurie, pas tregtimit në Shtetet e Bashkuara. Janë grumbulluar qindra mijëra raporte nga sistemi i raportimit të rasteve anësore të vaksinave në FDA (VAERS) të mbledhura pas administrimit të vaksinave dhe janë identifikuar 58 ndryshime në etiketat e sigurisë pas aprovimit, të lidhura me 25 vaksina. Duke u thelluar në këtë çështje, Tau dhe kolegët vunë në dukje se çështja më e zakonshme e sigurisë që shkaktoi ndryshime të etiketave ishte kufizimi i vaksinimit për popullsi specifike, siç janë pacientët me imunitet të komprometuar, ose foshnjat e parakohshme, ndjekur nga alergjitë. Autorët theksojnë se shumica e të dhënave të reja të sigurisë janë identifikuar përmes VAERS dhe se kjo dëshmon cilësinë e mbikëqyrjes pas tregtimit për efektet e padëshirueshme, nga ana e FDA-së. "Rezultatet konfirmojnë se vaksinat janë të sigurta dhe se vaksinimi duhet të mbetet një strategji kryesore e shëndetit publik", përfundojnë autorët.

 

Ann Intern Med 2020. Doi: 10.7326/M20-2726


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC