Farmaci

sht72020

Deksametazoni te pacientët e shtruar në spital, me Covid-19. Raporti paraprak

Covid-19 shoqërohet me dëmtime të shpërndara të mushkërive. Glukokortikoidet mund të modifikojnë dëmtimin e mushkërive të ndërmjetësuar nga inflamacioni dhe në këtë mënyrë, të reduktojnë përparimin e insuficiencës respiratore dhe vdekjes.

Në një studim të hapur, janë krahasuar një sërë trajtimesh të mundshme te pacientët që janë shtruar në spital me Covid-19. Pacientët e shtruar në spital ishin të përshtatshëm për studimin nëse kishin infeksion SARS-CoV-2 të dyshuar klinikisht ose të konfirmuar nga laboratori dhe pa histori mjekësore që, sipas mendimit të klinicistit, mund t'i vinte pacientët në rrezik të konsiderueshëm nëse do të merrnin pjesë në provë. Fillimisht, rekrutimi ishte i kufizuar për pacientë që ishin të paktën 18 vjeç, por kufiri i moshës u hoq duke filluar nga data 9 maj, 2020. Gratë shtatzëna ose gjidhënëse ishin të pranueshme.
Pacientët janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme për të marrë deksametazon oral ose intravenoz (6 mg, një herë në ditë), deri në 10 ditë ose vetëm trajtimin e zakonshëm. Rezultati kryesor ishte vdekshmëria 28-ditore. Ja, cilat janë rezultatet paraprake të këtij krahasimi.

2104 pacientë u caktuan për të marrë deksametazon dhe 4321, për të marrë trajtimin e zakonshëm. Në përgjithësi, 482 pacientë (22.9%) në grupin e deksametazonit dhe 1110 pacientë (25.7%) në grupin e trajtimit të zakonshëm vdiqën brenda 28 ditëve pas përzgjedhjes rastësore (raporti i normës së rregulluar sipas moshës, 0.83; intervali i besimit 95% [CI], 0.75 deri 0.93; P <0.001). Dallimet proporcionale dhe absolute midis vdekshmërisë mes grupeve ndryshonin mjaft në varësi të nivelit të suportit respirator që po merrnin pacientët në momentin e përzgjedhjes.
Në grupin e deksametazonit, incidenca e vdekjes ishte më e ulët se ajo në grupin e trajtimit të zakonshëm midis pacientëve që marrin ventilim mekanik invaziv (29.3% kundrejt 41.4%; raporti i normës, 0.64; 95% CI, 0.51 deri 0.81) dhe midis atyre që merrnin oksigjen pa ventilim mekanik invaziv (23.3% kundrejt 26.2%; raporti i normës, 0.82; 95% CI, 0.72 deri 0.94) por jo mes atyre që nuk merrnin suport rastësor në momentin e përzgjedhjes (17.8% kundrejt 14.0%; raporti i normës, 1.19; 95% CI, 0.91 deri 1.55).

Si konkluzion, te pacientët e shtruar në spital me Covid-19, përdorimi i deksametazonit rezultoi në vdekshmëri më të ulët 28-ditore mes atyre që po merrnin, ose ventilim mekanik invaziv, ose vetëm oksigjen në momentin e përzgjedhjes, por jo midis atyre që nuk merrnin suport respirator.

Studimi RECOVERY u krijua për të vlerësuar efektet e trajtimeve të mundshme te pacientët e shtruar në spital me Covid-19 në 176 organizata të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithëse përzgjedhja rastësore e pacientëve për të marrë deksametazon, hidroksiklorokinë ose lopinavir-ritonavir tani ka ndalur, vazhdon përzgjedhja rastësore në grupet që marrin azitromicinë, tocilizumab ose plazmë.

 

Burimi: The NEW ENGLAND JOURNAL of MEDICINE
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2021436?query=RP


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC