Farmaci

sht172020

Inhibitorët Sglt2, të kombinuar me metforminën, nuk e shtojnë rrezikun për fraktura

Kombinimi i metforminës me inhibitorët e natrium-glukozës-2 (Sglt-2) nuk shton rrezikun për fraktura te pacientët me diabet të tipit 2 (T2d). Ky është përfundimi i një metaanalize të botuar në "Osteoporosis International" dhe nënshkruar nga studiues të Universitetit Mjekësor Dalian në Jiangsu, Kinë, të cilët krahasuan rrezikun e frakturave të lidhur me terapinë e kombinuar metforminë/Slgt 2, me metforminën më vete ose agjentë të tjerë antidiabetikë.

"T2d lidhet me një rrezik të shtuar për fraktura, megjithëse mekanizmat shkaktarë mbeten të pasigurt dhe disa evidenca sugjerojnë që te frakturat mund të kontribuojnë më shumë faktorë, përfshirë hipergliceminë, stresin oksidativ, efektet toksike të produkteve përfundimtare të glikozilimit, nivelet e ndryshuara të insulinës dhe hipoglicemia e shkaktuar nga trajtimi, si dhe një lidhje midis T2d dhe shtimit të rrezikut për rrëzim", thotë autori kryesor BB Qian, duke shpjeguar se frenuesit Sglt-2 ndërpresin ripërthithjen renale të glukozës, duke përmirësuar kontrollin glicemik dhe të tensionit, përveçse mbron zemrën dhe veshkat. Këto veti i kanë bërë frenuesit e lidhur me metforminën Sglt-2 një terapi të zgjedhur për pacientët me rrezik të lartë ateroskleotik, insuficiencë kardiake ose sëmundje kronike të veshkave.

Për të vlerësuar rrezikun e frakturave që rrjedh nga kombinimi midis dy barnave, studiuesit kinezë mblodhën të dhëna nga 25 studime që përfshinin një numër të përgjithshëm prej 19,500 pjesëmarrësish, 9,662 prej të cilëve morën kombinimin midis Sglt-2 dhe metforminës, ndërsa 9,838 janë trajtuar me krahasues të tjerë aktivë. Rezultatet tregojnë se shkalla e thyerjes është 0.91% në grupin e frenuesve Sglt-2/metforminë dhe 0.80% midis kontrolleve.
"Nuk u vunë re ndryshime midis grupeve, në lidhje me frakturat e legenit apo të kolonës vertebrale lumbare ose me fraktura të tjera, as në dendësinë minerale të kockave ose shënjuesit e turnover-it kockor", shtojnë autorët. Dhe Qian, përfundon: "Një faktor kufizues në metaanalizë është ndjekja relativisht e shkurtër e studimeve të analizuara, e barabartë me 61 javë, pasi dëmtimi i kockave mund të ndodhë për periudha më të gjata kohore".


Osteoporosis International 2020. Doi: 10.1007/s00198-020-05590-y
https://doi.org/10.1007/s00198-020-05590-y


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC