Farmaci

nën42020

Studimi: Peroksidi i hidrogjenit, efektiv në profilaksinë e Covid-19

Një grup studiuesish napolitanë propozojnë të inkurajohet përdorimi i peroksidit të hidrogjenit në profilaksinë anti-Covid-19. Një studim që mbështetet mbi këtë argument, është publikuar në revistën ndërkombëtare "Infection Control & Hospital Epidemiology", të Universitetit të Kembrixhit.
Peroksidi i hidrogjenit përdoret për dezinfektimin e mukozave orofaringeale dhe hundës. Karakteristikat e tij antiseptike janë tashmë të njohura për komunitetin shkencor.

"Peroksidi i hidrogjenit, pra, uji i oksigjenuar i zakonshëm, si antiseptik i zgavrës së gojës, përmes shpëlarjes së rregullt të mukozës orale (përqendrime në 3 për qind) të paktën tre herë në ditë dhe në 1.5 për qind, përmes nebulizimit të zgavrave të hundës dhe së fundmi përdorimi i jodit povidon në 0.6 për qind si kolir dy herë në ditë, mund të jenë veçanërisht efektivë në parandalimin e infeksionit të gjeneruar nga ai që është i njohur si coronavirus", thotë Antonio Del Prete, profesor i Oftalmologjisë në Universitetin Federico II.

Studimi u shkrua, përveç Del Pretes, nga Arturo Armone Caruso, drejtor mjekësor i AIAS të Afragolës dhe shef i Njësisë së Diagnostikimit ORL dhe citologjisë nazale; Antonio Ivan Lazzarino, studiues i Agjencisë për Kërkime Klinike dhe statistika mjekësore në Londër; Lucia Grumetto, profesoreshë e departamentit të Farmacisë të Universitetit Federico II dhe Roberto Capaldi, mjek.

Studimet mbi sjelljen e coronavirusit kanë treguar se virusi "pozicionohet" në mukusin që mbulon qelizat epiteliale dhe më pas përparon në to e replikohet. Pikërisht kjo është faza kur virusi është më i dobët dhe mund të sulmohet para se të arrijë në mukozën e trakesë, gjë që, siç e kanë treguar studimet me makakët, ndodh rreth dy ditë pas infektimit.

Sipas studiuesve, "efikasiteti i peroksidit të hidrogjenit qëndron jo vetëm në aftësitë e tij tashmë të dokumentuar mirë oksiduese dhe të heqjes mekanike, por edhe falë induktimit të përgjigjes imune të lindur antivirale nga mbishprehja e TLR3 (Toll Like 3), duke zvogëluar kështu në përgjithësi përparimin e infeksionit nga trakti i sipërm në atë të poshtëm të frymëmarrjes".

 

(ANSA)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC