Farmaci

nën252020

Çrregullimet funksionale gastrointestinale. Dobia e barnave me dozë të ulët

Çrregullimet funksionale gastrointestinale, të tilla si dispepsia, zorra e irrituar dhe simptomat që rezultojnë nga abuzimi me produkte të ndryshme, mund të mbahen nën kontroll në mënyrë efektive, duke përdorur barna me dozë të ulët. Një nga përgatitjet që përdoret më shpesh në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve funksionale të traktit gastrointestinal është Nux vomica-Homaccord (Heel, Baden-Baden), me shumë përbërës dhe që shënjestron një sërë shqetësimesh, efikasiteti i së cilës vjen falë katër përbërësve: Nux vomica, Bryonia, Lycopodium dhe Colocynthis.

Konfirmimi i dobisë së tij në trajtimin e çrregullimeve funksionale gastrointestinale është bërë nga një studim shumëqendror i 125 mjekëve nga katër vende evropiane (Belgjika, Gjermania, Austria dhe Portugalia) për një periudhë gjashtëmujore, gjatë së cilës u rekrutuan 1153 pacientë, 54% gra, të cilët ishin të ndarë në katër grupe, bazuar në llojin e simptomave të raportuara. Konkretisht, këto ishin çrregullime funksionale gastrike (mes të cilave: gastrit, të vjella, gastralgji, urth, ndjesia e rëndesës në stomak, dispepsi), çrregullime funksionale intestinale (mes të cilave: meteorizëm, diarre, kapsllëk, zorrë e irrituar, ngërçe të zorrëve, kolit, kolit spastik, gazra, enterit, dhimbje barku, çrregullime jashtëqitjeje), çrregullime për shkak të abuzimit me podukte të tilla si nikotina, alkooli ose kafeja dhe pacientë me diagnoza të tjera, përfshirë sëmundje të mëlçisë, dhimbje koke, migrenë dhe diabet.
35.9% e 1153 pacientëve që morën pjesë në studim kishin përdorur më parë një terapi tjetër me barna; në 80% të rasteve, pacientët u trajtuan me Nux vomica-Homaccord në një dozë prej 10 pikash tri herë në ditë, pra, ajo që përdoret në terapitë kronike. Në rastet e mbetura, përdoren doza deri në 30 pika, 3 herë në ditë. Lidhur me kohëzgjatjen e trajtimit, 40% e pacientëve morën terapi deri në 2 javë, 40% 2 deri në 5 javë, ndërsa një në 5 pacientë duhej ta vazhdonte trajtimin për më shumë se 5 javë.

Pacientët përjetuan një përmirësim të simptomave pas përdorimit të parë të Nux vomica-Homaccord në 17.3% të rasteve dhe gati një në dy pacientë e përjetuan atë brenda javës së parë të terapisë. Në 22.2% të rasteve përmirësimi i parë u shfaq pas 2-3 javësh, në 5.4% pas 4-5 javësh, në 1.4% pas 6-8 javësh terapi dhe në 0.5% vetëm pas më shumë se 8 javësh. Efikasiteti i terapisë u mat gjithashtu duke përdorur një shkallë vlerësimi me 5 nivele. Një rezultat i shkëlqyer ose i mirë u arrit në 85% të pacientëve (43.6%, rezultat i shkëlqyer dhe 42.1% të mirë), ndërsa 8.8% patën rezultat të kënaqshëm. Vetëm te një nga 20 pacientë terapia nuk dha rezultate, ndërsa në 0.3% të rasteve pati përkeqësim. Në fund, vetëm pesë pacientë raportuan shfaqjen e efekteve të padëshirueshme, duke konfirmuar tolerueshmërinë e mirë të barit dhe një efikasitet më se të kënaqshëm.


M. Weiser, St. Zenner Nux vomica-Homaccord nei disturbi gastrointestinali Biologische Medizin 6/1994


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC