Farmaci

shk12021

Stomatitet dhe aftet. Shëndeti oral i menaxhuar në farmaci

Stomatitet ndahen në gingivit, glosit dhe keilit, në varësi të simptomave. Ato mund të shkaktohen nga infeksione, barna (kimioterapike, FANS-a), agjentë irritues, nga tharja e gojës dhe traumat.
Stomatiti është inflamacion i dhimbshëm i mukozës orale dhe mund të jetë akut ose kronik. Aftet orale janë inflamacione të karakterizuara nga lezione ulceroze të mukozës orale.

 

Inkuadrimi

Stomatiti mund të ndahet në gingivit, glosit dhe keilit, në varësi të faktit nëse simptomat janë të kufizuara përkatësisht në mishrat e dhëmbëve, në gjuhë apo në buzë. Ato mund të shkaktohen nga infeksione (bakteriale, virale, kërpudhore), barna (p.sh. kimioterapi, radioterapi, FANS-a), sëmundje sistemike, irritues, tharje të gojës, trauma.
Në rastin e afteve orale, derisa të rigjenerohet epiteli, mbaresat nervore janë të ekspozuara ndaj stimujve me origjinë të ndryshme, që shkaktojnë simptoma të dhimbshme. Më të shpeshtat janë aftet e vogla. Aftet e mëdha, më të rralla, kanë një diametër më të madh se 1 cm. Aftet herpetiforme janë më pak të zakonshme, por shumë të dhimbshme dhe shfaqen si një koleksion i ulcerimeve të vogla. Shkaqet e ulcerave të gojës sot janë të paqarta.

 

Simptomat

Simptomat e stomatiteve mund të jenë të lokalizuara ose të shpërndara në të gjithë gojën. Ato shkojnë nga skuqja e enjtja e deri në shfaqjen e ulcerave të vërteta (afte); nganjëherë verifikohet edhe gjakderdhje. Dhimbja shtohet përgjithësisht gjatë marrjes së ushqimit apo gjatë pastrimit të dhëmbëve.

 

Trajtimi

Acidi ialuronik mundëson formimin e një barriere mbrojtëse që izolon lezionin, duke shmangur kontaktin me gjuhën, pështymën dhe ushqimin. Gjithashtu, ky princip aktiv mbështet procesin natyral të rindërtimit të indeve të lënduara. Përdorimi i tij është i sigurt në shtatzëni dhe gjatë ushqyerjes me gji. Probiotikët rregullojnë, përkundrazi, ekuilibrin intestinal dhe ndihmojnë në kontrastimin e një uljeje të mundshme të mbrojtjes imunitare. Edhe probiotikët, mund të përdoren në shtatzëni.

Edhe substancat natyrale mund të zhvillojnë një varg të tërë veprimesh terapeutike: antioksidante, antiinflamatore, lenitive, emoliente dhe riepitelizuese. Bimët e përdorura për trajtimin e sëmundjeve të gojës përmbajnë shumë nga këto veprime. Ekzistojnë klasa substancash si flavonoidet, polisakaridet, rezinat dhe taninat. Zgjedhja e produktit duhet bërë duke patur parasysh cilësitë e saj të përgjithshme, praninë e klasave të principeve aktive të nevojshme dhe për të arritur efektet e dëshiruara. Janë të dobishme për shembull Altea, Aloe vera xhel, malva propoli, mirra.

 

Këshillimi i pacientit

Pacienti duhet dërguar te mjeku në prani të simptomave si temperatura, gjakderdhja, kserostomia (tharja e gojës), abscesi i dyshuar i dhëmbëve ose fistula e gingivës, dyshimi për gingivit, glosit ose stomatit të rëndë, kalkulozë të dyshuar salivare, dyshim për edemë të velit të palatinës ose bajamit akut, si dhe për kandidozë.

 

Alessandra Margreth

 
Burimi
"Inquadramento clinico e gestione dei disturbi minori in farmacia", Corrado Giua Marassi, Botimet Edra


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC