Farmaci

mar122021

Covid-19. Dr. Ilir Alimehmeti: Situata jashtë kontrollit. Të lejohen testet e shpejta në farmaci

Situata e Covid-19 në Shqipëri tanimë konsiderohet jashtë kontrollit. Raportohen shifra të larta të të infektuarve çdo 24 orë dhe po kështu, shumë humbje jete. Qytetarë të infektuar mbushin çdo ditë qendrat shëndetësore, qoftë dhe për një injeksion, duke rrezikuar pacientët e tjerë dhe po kështu, lëvizin të lirë nëpër rrugë.

"Tani, mund të themi se situata është e hapur fare. Jemi duke kaluar modelin e Suedisë, por në popull jo suedez. Ato pak masa që janë marrë janë pothuajse inekzistente se nuk i respekton njeri", shprehet epidemiologu dr. Alimehmeti.
Por, nga ana tjetër, epidemiologu i njohur thekson se duhet të kalojmë në survejancë aktive.

"Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve. Në fundjavë vihet re një ulje edhe më e madhe e testimeve, por nuk ka pse testi i shpejtë të mos blihet në farmaci në tregun e lirë farmaceutik. Kjo do të ndihmonte shumë, në mënyrë që njerëzit të fitonin kohë për të nisur trajtimin dhe njëkohësisht do të dinin kush e ka dhe kush jo, duke mos infektuar të tjerët", thekson dr. Alimehmeti.
 
I pyetur nga doktor33 nëse duhej të kishte kufizime shtesë, ai tha se një mbyllje pak javore do të bënte punë nëse do të kishim të sigurt vaksinimin e popullatës apo mbërritjen e ndonjë medikamenti të rëndësishëm.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC