Shëndetësi

shk72022

Covid-19. Studiohet testi i shpejtë i frymëmarrjes. Ja, si funksionon dhe për kë është i dobishëm

Së fundi, po studiohet prototipi i një pajisjeje të ngjashme me një analizues të frymëmarrjes (etilometër), që do të arrijë ta diagnostikojë me ndjeshmëri dhe saktësi infeksionin Sars-Cov2, edhe tek individët asimptomatikë dhe në më pak se 5 minuta. Prezantimin e kanë bërë një grup studiuesish që e publikuan kërkimin e tyre në revistën shkencore ACS Nano. Sipas ekspertëve, për të shkuar përfundimisht drejt fundit të pandemisë, do të nevojitet një kontroll i shpejtë i njerëzve në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, për shembull në tubime të mëdha si konferenca, dasma, koncerte, evente të ndryshme etj. Veçanërisht, edhe ata që janë asimptomatikë mund t'ua transmetojnë COVID-19 të tjerëve, duke e bërë identifikimin dhe izolimin të rëndësishëm derisa njerëzit të mos jenë më infektues.

 

Analiza e shpejtë e frymëmarrjes. Ja, si funksionon

Aktualisht, kujtojnë autorët, standardi i artë për testimin e COVID-19 është testi RT-PCR (reaksion zinxhir i polimerazës së kundërt), i ashtuquajturi tampon molekular. Ky është një test i gjatë që kërkon një tampon nazofaringeal të pakëndshëm për mbledhjen e mostrës dhe që duhet të kryhet në shumicën e rasteve, në laborator. Testi i shpejtë i antigjenit është shumë më i shpejtë, por ka një shkallë më të lartë të përgjigjeve të rreme negative dhe pozitive. Për këtë arsye, disa shkencëtarë kanë zhvilluar një test shumë të ngjashëm me një analizues të frymëmarrjes për të zbuluar infeksionin Covid-19. Testi i ri bazohet në ndryshimet që gjenden në përqendrimet e përbërjeve organike të paqëndrueshme të nxjerra nga ata që janë infektuar me coronavirus, por kërkon mjete të mëdha, jo të lëvizshme për analizë. Për të kapërcyer problemin, studiuesit po projektojnë aparatin analizues portativ që përmban një çip me tre sensorë, një teknikë spektroskopike mjaft e ndjeshme për të zbuluar molekula të vetme, të shtrira në një sipërfaqe. Shkurtimisht, kur një person nxjerr frymë në pajisje për dhjetë sekonda, përbërësit në frymëmarrje ndërveprojnë kimikisht me sensorët, duke zbuluar infeksionin.

 

Ndjeshmëria, e ngjashme me atë të tamponit molekular

Ekipi i studiuesve e testoi etilometrin te 501 vetë në spitalet dhe aeroportet e Singaporit, të cilët ishin PCR negativë (85.2%), pozitivë dhe simptomatikë (8.6%) ose pozitivë dhe asimptomatikë (6.2%) për Sars-Cov-2. Metoda pati një normë 3.8% false negative dhe 0.1% false pozitive, një rezultat shumë i krahasueshëm me testimin PCR, por që mund të përfundonte në vend në më pak se 5 minuta. Kjo pajisje, sipas autorëve, një ditë mund të jetë një mjet i ri për të reduktuar përhapjen e Covid-19 në komunitete.

 

Cristoforo Zervos

Burimi:
https://www.sciencedaily.com/releases/2022/02/220202143112.htm


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC