Farmaci

mar152021

AIFA aprovon vaksinën Janssen

AIFA ka autorizuar vaksinën Janssen të Johnson&Johnson për parandalimin e sëmundjes COVID-19 për subjektet mbi 18 vjeç, sipas indikacionit të EMA-s. Vaksina do të vihet në dispozicion të Shërbimit Kombëtar Italian të Shëndetësisë.
Komisioni tekniko-shkencor i agjencisë ka konfirmuar vlerësimin e EMA-s mbi efikasitetin e vaksinës që, në format e rënda, shkon deri në 77% 14 ditë pas administrimit dhe në 85%, 28 ditë pas administrimit. Të dhënat që janë aktualisht në dispozicion, kanë treguar që në subjektet mbi 65 vjeç, nuk është vënë re asnjë lëkundje e efikasitetit. Vaksina Janssen, e katërta e aprovuar, shtohet si një tjetër opsion i dobishëm kundër pandemisë.

"Bëhet fjalë për vaksinën e katërt të vënë në dispozicion, me një avantazh të rëndësishëm shtesë, sepse është me një dozë dhe ka lehtësinë e administrimit, pra, ideale për mjedisin e mjekëve të familjes. Nga mesi i prillit, ky do të jetë një realitet i rëndësishëm", ka komentuar drejtori i përgjithshëm i AIFA-s, Nicola Magrini.
Presidenti Giorgio Palù ka vëzhguar se "në një moment kritik për vendin, kemi një nevojë absolute për doza të mjaftueshme për të përballuar pandeminë me efikasitet dhe në një kohë të shpejtë".
"Vaksina Johnson&Johnson, ka shtuar ai, ka të gjitha karakteristikat e efikasitetit, sigurisë dhe menaxhueshmërisë, duke u bërë kështu një armë më shumë për të dalë sa më parë nga emergjenca shëndetësore".

 

Burimi: AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC