Farmaci

mar162021

Të enjten, konkluzionet e EMA-s mbi vaksinën AstraZeneca. Emer Cooke: Po vlerësojmë efektet

Pas injektimit të vaksinës AstraZeneca janë hasur probleme në koagulimin e gjakut të disa individëve në Europë, çka bëri që shumë vende të ndërprisnin aplikimin e saj në popullatë. Pezullimi i AstraZeneka-s u bë në Danimarkë, Norvegji, Holandë, Suedi, Francë, Itali e vende të tjera. Agjencia Evropiane e Barnave pritet të dalë të enjten me konkluzione pas një hetimi të thellë në lidhje me efektet e vaksinës AstraZeneka.

"Po bëhet një analizë e detajuar rreth rasteve me tromboemboli. Po ekzaminojmë të gjitha rastet që janë raportuar. Të enjten arrijmë në një konkluzion për të parë nëse duhen ndërhyrje të tjera", u shpreh drejtorja ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke, gjatë një konference të posaçme mbi vaksinën AstraZeneka e cila ka ngjallur panik në shumë vende të Evropës dhe jo vetëm.

"Mbetemi ende në të njëjtën linjë, është shprehur drejtorja e EMA-s, se avantazhet janë më të shumta sesa risqet e vaksinës. Gjithsesi, ende nuk kemi fakte që tromboembolitë të kenë ndodhur për shkak të vaksinës së aplikuar. Ndaj kemi nisur një hetim të detajuar për të parë nëse mund të lidhen me faktorë të tjerë".

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC