Farmaci

gus42021

Ndryshime në ligjin për "Barnat dhe shërbimin farmaceutik". MSH: Grupet e interesit do të dëgjohen gjatë konsultimit publik

Ligji i barnave i miratuar në vitin 2014, do të ndryshojë sërish. Ndonëse me vonesë për shkak edhe të pandemisë që shkaktoi Covid-19, grupet e punës po punojnë për ndryshimet dhe amendimet që do t'i bëhen këtij ligji. Farmacist33 iu drejtua zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë për të mësuar se në cilën fazë janë ndërhyrjet që do të bëhen në ligj, i cili duhet të miratohet brenda vitit 2021.

Sipas MSH-së, deri më tani janë miratuar projekt-aktet që janë planifikuar për shqyrtim dhe miratim gjatë vitit 2021 në Këshillin e Ministrave.
Të pyetur, nëse po merren për bazë propozimet e grupeve të interesit në ndryshimet dhe amendimet që po i bëhen ligjit të barnave, ministria përgjigjet:

"Në zbatim të ligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik", grupet e interesit do të konsultohen kur projektligji të parashtrohet për diskutim në një nga format që parashikon ligji. Marrja parasysh ose jo e propozimeve të grupeve të interesit nuk mund të thuhet ende, pasi propozimet e tyre do të jenë pjesë e diskutimit gjatë konsultimit publik dhe ato do të vlerësohen nëse janë të pranueshme në varësi të qëllimit dhe objektivave të projekt-aktit", thuhet në letër zyrtare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, projekt-akti që do të miratojë amendimet në këtë ligj do të jetë në përshtatje me direktivat e BE-së, duke u bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të ngjashme.

 

Më poshtë, përgjigjja e ministrisë.


Alma Demiraj



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC