Farmaci

tet112021

Ozanimodi është efektiv dhe i sigurt në trajtimin e kolitit ulcerativ

Një studim i botuar në New England Journal of Medicine dhe i udhëhequr nga Silvio Danese, drejtor i Njësisë Operative të Gastroenterologjisë dhe Endoskopisë Digjestive në Spitalin Irccs San Raffaele dhe profesor i Gastroenterologjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele, tregon se ozanimodi, një medikament i miratuar kohët e fundit për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, është efektiv në fazën e induksionit të remisionit dhe në fazën e mirëmbajtjes së kolitit ulcerativ, për të cilin aktualisht, nuk ka trajtim efektiv afatgjatë.

"Ozanimodi i përket një klase të re imuno-moduluessish, që janë të aftë të bllokojnë limfocitet brenda nyjave limfatike, duke i parandaluar ato në mënyrë efektive që të mos arrijnë në organet ku shkaktojnë inflamacion dhe dëmtojnë indet. Rezultatet që kemi marrë janë shumë pozitive: medikamenti jo vetëm që tolerohet mirë dhe është efektiv, si në fazën e induksionit të remisionit, ashtu edhe në fazën e mirëmbajtjes, por edhe ka qenë në gjendje të kontrollojë sëmundjen te pacientët për të cilët terapitë e tjera kishin dështuar", shpjegon Danese. Studiuesit studiuan më shumë se 1.000 pacientë me kolit ulceroz të moderuar ose të rëndë të moshës 18 deri në 75 vjeç nga 30 vende të botës për pesë vjet dhe vlerësuan efektivitetin e barit, duke ekzaminuar treguesit e remisionit klinik, endoskopik dhe histologjik. Meqenëse ozanimodi, duke qenë imuno-modulues, vepron në përgjigjen sistemike imune të trupit dhe mund të rrisë rrezikun e infeksioneve oportuniste, profili i sigurisë është vlerësuar me kujdes.

"Falë kërkimeve në fushën imunologjike, ne tani kemi klasa të reja barnash, të cilat janë në gjendje të ndërhyjnë në proceset inflamatore dhe autoimune në një mënyrë gjithnjë e më të synuar dhe efektive. Këto janë terapi që mund të ndryshojnë aftësinë tonë për të ndërhyrë në sëmundjet inflamatore kronike intestinale, të tilla si koliti ulcerativ dhe sëmundja e Crohn-it, të cilat sot fatkeqësisht ende përbëjnë gjendje mjekësore të paaftësisë së lartë", përfundon Danese.

 

N Engl J Med 2021; 385:1280-1291. Doi: 10.1056/NEJMoa2033617
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2033617


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC