Farmaci

tet202021

Ngjarjet e padëshiruara për shkak të barnave. Politerapia e papërshtatshme, efekt i kaskadës përshkruese

Kaskadë përshkruese quhet një sekuencë ngjarjesh në të cilat, një efekt negativ i barit keqinterpretohet si gjendje e re mjekësore, duke çuar në shtimin e një bari tjetër i cili mund të shmangej. Koncepti i kaskadës përshkruese është pjesë e problemit të politerapisë së papërshtatshme, një fenomen për të cilin nuk ka ndërgjegjësim të mjaftueshëm. Në veçanti, pacientët me gjendje kronike dhe sindroma geriatrike që kërkojnë regjime komplekse farmakologjike janë në rrezik më të madh për politerapi problematike dhe të papërshtatshme, me ndikim mbi shëndetin dhe mirëqenien deri në atë pikë sa disa ngjarje të rënda negative mund të rezultojnë në shtrimin në spital.
Shumë kaskada përshkruese mund të mos njihen për periudha të gjata kohore. Për shembull, nëse një pacient që merr një inhibitor të kolinesterazës për menaxhimin e demencës, zhvillon inkontinencë urinare dhe trajtohet me një antikolinergjik, ai do të ketë një theksim të simptomave të Parkinsonit, duke rezultuar në përshkrimin e barnave shtesë kundër Parkinsonit, që do t'i shtohen terapisë aktuale.

OTC, integratorë dhe vetëmjekim për të menaxhuar efektet negative të barnave
Koncepti i kaskadës përshkruese mund të zgjerohet për të zhvilluar gjendje të reja mjekësore që menaxhohen me terapi pa recetë, ose integratorë, ose pajisje mjekësore dhe me vetëmjekim. Për shembull, nga trajtimi me një inhibitor të kolinesterazës, i cili çon në zhvillimin e simptomave gastrointestinale dhe te vetëmjekimi me subsalicilat bismuti pa recetë, në zhvillimin e bradikardisë që në disa raste, ka si pasojë vendosjen e një stimuluesi kardiak (pacemaker). Pacientët e moshuar duket se kanë më shumë gjasa të zhvillojnë efekte anësore, të tilla si hiponatremia, efekte antikolinergjike dhe ngjarje kardiovaskulare kur marrin barna kundër depresionit, përfshirë barnat fitoterapeutike, të tilla si frenuesit selektivë të rikapjes së serotoninës (SSRI), ose frenuesit e rikapjes së serotoninë-norepinephrines (SNRI).
Këto manifestime mund të përfshihen në keqinterpretimin e ngjarjeve të padëshiruara të barnave, si gjendje të reja mjekësore. Prandaj, është thelbësore që të kemi njohuritë më të mira të mundshme për kaskadat përshkruese, veçanërisht për të vlerësuar rrezikun e përgjithshëm të dëmtimit të shkaktuar nga barnat dhe/ose fitoterapeutikët te pacientët tanë. Para fillimit të terapisë me barna për të trajtuar një gjendje të re mjekësore, është e nevojshme të merret parasysh nëse kjo gjendje mund të jetë ngjarje negative e lidhur me medikamentin. Sigurimi i perspektivave të reja mbi shtrirjen dhe përshtatshmërinë e konceptit të kaskadës përshkruese është një hap i rëndësishëm në përshkrimin e kaskadave klinike të rëndësishme dhe në inkurajimin e praktikave të sigurta përshkruese.

 

Eugenia Gallo
CERFIT, AOU Careggi, Firenze

Rochon PA, Gurwitz JH. The prescribing cascade revisited. Lancet. 2017 May
6;389(10081):1778-1780. doi: 10.1016/S0140-6736(17)31188-1. Epub 2017 May 4. PMID: 28495154


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC