Farmaci

shk152022

Covid-19. Baricitinibi rrit mbijetesën në terapinë intensive. Për çdo 6 vetë, shpëtohet një jetë

Pacientët me sëmundje kritike me COVID-19 që i nënshtroheshin ventilimit mekanik ose oksigjenimit ekstrakorporal me membranë (ECMO) kanë pasur një mbijetesë më të gjatë kur iu dha baricitinibi. Marrja e kësaj pilule një herë në ditë për 14 ditë, pati një nga përfitimet më të mëdha të mbijetesës gjatë pandemisë, sipas një studimi të botuar në The Lancet Respiratory Medicine.

Baricitinibi, i përfshirë kohët e fundit si një bar i rekomanduar për trajtimin e rasteve të rënda të Covid-19 në një udhëzues të fundit të publikuar nga OBSH-ja, është një frenues oral, selektiv i janus kinazës (JAK) 1,2, i përdorur në trajtimin e artritit reumatoid, që i ka treguar më parë efikasitet në studimet e të rriturve të shtruar në spital me COVID-19, përfshirë studimin shumëkombësh COV-BARRIER me pacientë të studimit të regjistruar nga 101 vende në 12 shtete.
Por ky është studimi i parë me përzgjedhje rastësore kundrejt placebos te pacientët në terapi intensive të ventiluar. Gjysma e pacientëve morën barin në studim, ndërsa të tjerët morën placebo.
Studimi u zhvillua nga 23 dhjetori 2020 deri më 10 prill 2021, duke regjistruar 101 pjesëmarrës, nga të cilët 51 morën baricitinib plus terapinë standard dhe 50 morën placebo plus terapinë standard. Në 60 ditë, 62% e pacientëve të trajtuar me placebo kishin vdekur, kundrejt vetëm 45% të atyre të trajtuar me baricitinib. Kjo do të thotë se për çdo 6 vetë, të trajtuar me baricitinib, u shpëtua një jetë më shumë, theksojnë studiuesit.

"Ky studim zbuloi se mes pacientëve me COVID që ishin tashmë të sëmurë rëndë me ventilatorë mekanikë, shtimi i baricitinibit në terapinë rutinë (steroide) shpëtoi jetë", tha autori i parë E. Wes Ely, profesor i mjekësisë dhe terapisë intensive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. "Ky ishte një studim mjaft i vogël që përfshinte 100 pacientë, por ai i shtohet studimit tonë të madh të fazës III me 1525 pacientë, ku gjetëm një përfitim të ngjashëm shpëtimtar për pacientët e shtruar në spital, më pak të sëmurë", tha Ely. Këto të dhëna na ofrojnë një mjet të ri në arsenalin tonë për t'i ndihmuar njerëzit të jetojnë, edhe nëse janë aq të sëmurë sa kanë nevojë për një respirator."


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC