Farmaci

shk222022

Covid-19. Tocilizumabi parakualifikohet për rastet e rënda. OBSH: të shtohet qasja ndaj trajtimeve

Me synim shtimin e qasjes ndaj trajtimeve të rekomanduara për Covid-19, OBSH-ja ka shtuar antitrupin monoklonal tocilizumab në listën e saj të trajtimeve të parakualifikuara për Covid-19.
Deri më sot, ekzistojnë gjashtë trajtime anti Sars-Cov-2 mes të parakualifikuarave nga OBSH-ja, përfshirë tre në formë flakonësh, secili me një sasi të ndryshme të barit. Parakualifikimi, shpjegon OBSH-ja në një shënim të sajin, është një nxitës që mund të inkurajojë më shumë kompani që të kërkojnë parakualifikimin e OBSH-së dhe mbi të gjitha synon lehtësimin e qasjes ndaj trajtimit për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

 

Ndërhyrja në përgjigjen inflamatore

Tocilizumabi është një antitrup monoklonal që frenon receptorin interleukin-6 (IL-6). Interleukina-6 shkakton një përgjigje inflamatore dhe shfaqet në nivele shumë të larta te pacientët me Covid të rëndë. Deri më tani, produkti është licencuar kryesisht për trajtimin e artritit në rreth 120 vende të botës. Në studimet klinike, tocilizumabi, i administruar në mënyrë intravenoze, ka ulur  mundësinë e vdekjes në disa pacientë me një formë kritike të Covid-19. Në studimin e madh klinik Recovery, tocilizumabi ka reduktuar edhe kohën e shtrimit në spital të pacientëve. OBSH-ja e rekomandon tocilizumabin vetëm për pacientët e diagnostikuar me Covid-19 të rëndë ose kritik dhe duhet të administrohet vetëm nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, në një mjedis klinik të monitoruar, së bashku me standardin aktual të kujdesit të miratuar për trajtimin e Covid-19, d.m.th., oksigjen, kortikosteroide dhe lloje të tjera barnash. Megjithëse patenta për tocilizumabin ka skaduar, sot ekziston një disponueshmëri e ulët globale e cilësisë së garantuar të produktit dhe për këto arsye ai është ende një medikament jashtëzakonisht i shtrenjtë sot. Çmimet vlerësohen të jenë rreth 500-600 dollarë për shërbim. Ndërsa kërkesa rritet dhe më shumë prodhues hyjnë në treg, çmimet mund të ulen. Tashmë, sot, OBSH-ja dhe partnerët e saj po diskutojnë me prodhuesin për një çmim më të ulët dhe qasje më të mirë ndaj produktit, në favor të vendeve më të pafavorizuara.

 

Garanci parakualifikuese për furnizimin me produkte cilësore

Parakualifikimi i OBSH-së lind nga nevoja për të garantuar një furnizim me produkte shëndetësore cilësore të garantuara për vendet e varfra. Ajo e bën këtë duke vlerësuar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e një game të gjerë produktesh për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet prioritare. Parakualifikimi është një shërbim jetik që u ofrohet Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjerë të mëdhenj botërorë. Për shembull, Fondi Global për Luftimin e SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries dhe gjithashtu GAVI (Aleanca e Vaksinave), blejnë vetëm produkte shëndetësore të parakualifikuara nga OBSH-ja. Përveç kësaj, shumë vende të tjera përdorin Listën e Produkteve të Parakualifikuara të OBSH-së për blerjet me shumicë të barnave, vaksinave, produkteve diagnostikuese dhe produkteve të tjera mjekësore thelbësore.

 

Cristoforo Zervos


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC