Farmaci

qer272022

Acidi acetilsalicilik. Përfitimet në rrezikun për arrest kardiak, krahasuar me barnat antikoagulante

Një hulumtim i ri holandez i publikuar ne PlosOne ka arritur në përfundimin se përdorimi i acidit acetilsalicilik mund të reduktojë rrezikun për arrest kardiak, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për barnat e tjera antikoagulante.

Studimi, i udhëhequr nga Talip E. Eroglu (Universiteti i Amsterdamit), synonte të hetonte efektet e barnave të ndryshme antikoagulante në rastet e arrestit kardiak jashtë spitalit. Arresti kardiak jashtë spitalit është përcaktuar si një përpjekje për reanimacion të asistuar nga sistemet e urgjencave për arrest kardiak pa ndonjë shkak tjetër bashkëshoqërues (trauma të rënda, lëndime, patologji të njohura invalidizuese). Më pas, studiuesit mblodhën të dhëna për marrjen periodike ose kronike të barnave antikoagulante nga ana e këtyre pacientëve.

Nga 3,216 raste të arrestit kardiak të analizuara, 772 kishin marrë barna antikoagulante ose antitrombocitare gjatë vitit para episodit të rëndë.

Duke studiuar barnat në mënyrë të veçuar, studiuesit zbuluan se përdorimi i acidit acetilsalicilik ishte i lidhur me një rrezik të reduktuar për OHCA (OR0.6). Ky reduktim i rrezikut ishte më i madh te gratë (OR 0.3) sesa te burrat (OR 0,7). Përdorimi i zakonshëm i karbasalatit të kalciumit ishte i lidhur me një rrezik të reduktuar për OHCA te femrat, por jo te meshkujt. Përdorimi i zakonshëm i barnave të tjera kundër trombociteve, për shembull, klopidogrelit, nuk u shoqërua me një rrezik të reduktuar për arrest kardiak, në krahasim me ata që nuk i merrnin këto barna.

Për studiuesit, acidi acetilsalicilik mund të jetë i dobishëm për shkak të aftësisë së tij për të bllokuar kanalet e kalciumit të tipit L, duke ulur ndjeshmërinë e miokardit ndaj ngjarjeve akute depolarizuese që shoqërojnë fibrilimin dhe arrestin e papritur kardiak.

Megjithëse u vu re se gratë ishin më të ndjeshme ndaj këtyre efekteve, studiuesit nuk mund të shpjegojnë plotësisht pse karbasalati i kalciumit ka efekt vetëm mbi ato dhe jo mbi burrat dhe kanë kërkuar hetime të mëtejshme për të shpjeguar këto fenomene.

Prandaj, klinikisht, studiuesit mbrojnë administrimin e acidit acetilsalicilik në vend të barnave të tjera antikoagulante në subjektet me një histori klinike ose rrezik të shtuar për arrest kardiak.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC