Farmaci

sht162022

Metformina. Indikacionet e para për reduktimin e rrezikut të degjenerimit makular të lidhur me moshën

Sipas hulumtimeve të reja, metformina mund të zvogëlojë rrezikun e degjenerimit makular të lidhur me moshën (AMD). Analiza e një baze të madhe të dhënash të pacientëve me dhe pa AMD, ka treguar se pacientët të cilëve u është përshkruar medikamenti për një periudhë 2-vjeçare kishin rreth 5% më pak mundësi të zhvillonin sëmundje të retinës. Të dhënat u prezantuan në Nju Jork, në takimin vjetor të vitit 2022 të Shoqatës Amerikane të Specialistëve të Retinës (ASRS), nga Dimitra Skondra, profesoreshë e asociuar e oftalmologjisë në Universitetin e Çikagos, e cila paralajmëroi se nevojiten më shumë kërkime përpara se metformina të përshkruhet për AMD-në.

Ky medikament ka treguar më parë efekte mbrojtëse kundër sëmundjeve të tjera të lidhura me moshën, të tilla si: demenca, kanceri dhe iktuset, dhe funksionon përmes rrugëve që luajnë një rol në zhvillimin e AMD-së. Skondra dhe kolegët e saj analizuan një bazë të dhënash në SHBA për pretendimet e sigurimit shëndetësor (IBM MarketScan) për të gjetur 312,404 subjekte me AMD të diagnostikuar në periudhën janar 2008-dhjetor 2017. Ata i krahasuan këto subjekte me 312,376 kontrolle të krahasuara për moshën, sëmundjet shoqëruese, aneminë, hipertensionin, rajonin e SHBA-ve dhe vitin e ekzaminimit okular.

Studiuesit përdorën modele regresioni me shumë variabla të rregulluara për të llogaritur rreziqet e zhvillimit të AMD-së gjatë një periudhe 2-vjeçare për njerëzit të cilëve i është dhënë metformina dhe barna të tjera të përshkruara zakonisht, duke përfshirë insulinën, sulfonilureat dhe glitazonet (tiazolidinedionet). Skondra dhe grupi i saj gjetën një rrezik të reduktuar të zhvillimit të AMD-së në mesin e atyre pacientëve të cilëve u ishte përshkruar metformina (raporti i mundësive [Or], 0,94, 95% CI, 0,92-0,96), krahasuar me ata që nuk i ishte përshkruar ky medikament.

Pacientët të cilëve i ishte përshkruar 1-270 gram metforminë për 2 vjet kishin një Or prej 0,91 (95% CI, 0,88-0,94), ata që kishin marrë 271-600 gram për 2 dy vjet kishin një OzR prej 0,90 (95% CI, 0,87-0,93), kurse pacientët të cilëve ishin përshkruar doza më të mëdha se 1080 gram gjatë 2 viteve nuk kishin reduktim të mundësive për zhvillimin e AMD-së.

"Nuk është e qartë pse dozat më të larta kanë më pak efekt sesa dozat më të ulëta", tha Skondra.

Një mundësi është që njerëzit që marrin doza më të larta të kenë diabet më të keq. Një tjetër është se doza më të larta mund të jenë të dëmshme. Studiuesit zbuluan gjithashtu se metformina ishte e lidhur me një rrezik të reduktuar të AMD-së te pacientët me diabet që nuk kishin retinopati diabetike bashkëshoqëruese.

Në mesin e pacientëve me diabet, ata të cilëve u ishte përshkruar insulina gjithashtu kishin një rrezik të reduktuar për të zhvilluar AMD (Or, 0,92; 95% Ic, 0,90-0,95; P <0,001), ashtu si edhe ata të cilëve i janë përshkruar sulfonilureat (Or, 0,94; 95% Ic, 0,92-0,96; P <0,001). "Insulina nuk ka gjasa të jetë një trajtim i mirë për AMD-në sepse kërkon injeksione dhe ka më shumë mundësi të shkaktojë hipoglicemi", tha autorja; megjithatë, sulfonilureat mund të jenë me vlerë të investigohen.

Njerëzit të cilëve u ishte përshkruar kombinimi i metforminës dhe insulinës gjithashtu kishin një rrezik të reduktuar në krahasim me njerëzit të cilëve nuk u ishte dhënë asnjë prej barnave (Or, 0,89; 95% Ic, 0,83-0,97; P=0,004). E njëjta gjë vlente edhe për njerëzit të cilëve u ishte përshkruar një kombinim i metforminës dhe sulfonilureat (OR, 0,91; 95% CI, 0,84-0,98; P=0,01). Në fakt, sulfonilureat e përshkruara me metforminë kishin edhe më pak mundësi të zhvillonin AMD sesa të përshkruanin vetëm metforminën (Or, 0,94; 95% Ic, 0,91-0,97; P <0,001). Nga ana tjetër, njerëzit që merrnin receta për barna të tjera antidiabetike - si exenatide, sitagliptin ose pramlintide, në vend të metforminës ishin në rrezik më të lartë për të zhvilluar AMD (Or, 1.08; 95% Ic, 1.05-1,11; P <0.001).

Rezultatet janë shumë interesante dhe të denja për hetime në të ardhmen; megjithatë, është shumë herët për të përshkruar metforminë për AMD-në dhe duhen bërë studime të mëtejshme vëzhguese përpara se të bëhen investime të mëdha për një provë klinike.

 

Burimi
American Society of Retina Specialists (ASRS) 2022 Annual Meeting.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC