Farmaci

shk172023

Shtyhet me dy vite koncesioni i pullave fiskale të barnave

Në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar së fundi projektligji që parashikon shtyrjen me 2 vjet të kontratës së koncesionit të pullave fiskale dhe uljen 10% të tarifës.

"Synojmë të reduktojmë monopolet në buxhetin e shtetit dhe të rikthejmë shërbimet për popullin", ka deklaruar ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në seancën plenare për shqyrtimin e projektligjit që parashikon shtyrjen e kontratës së koncesionit të pullave fiskale me 2 vjet dhe uljen e tarifës me 10%.

Kontrata koncesionare kishte si afat përfundimtar datën 6 shkurt 2023, por, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë dhe kompanive koncesionare "Sicpa Security Solutions" dhe "Sicpa Security Solutions Albania", kontrata është shtyrë deri në vitin 2024.

Qëllimi i kontratës është evitimi i arbitrazhit, për shkak të mosrealizimit të njërës prej pikave të kontratës për vendosjen e pullave fiskale te barnat.

Vendosja e pullave fiskale te barnat 8 vite më parë nuk është pranuar për shkak të çmimit të ofruar nga kompania koncesionare, i cili ishte 5 herë më i lartë.

 

                                                                                                                                    Livia Durra


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC