Farmaci

shk202023

Agjencia Kombëtare e Barnave. Nga sot kompanitë farmaceutike mund të aplikojnë online për leje importi

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore bën me dije se ndryshon formati i aplikimit për Autorizim Importi për barnat e pajisura me Autorizim Tregtimi (përjashtuar barnat narkotike/psikotrope), aplikimi për Autorizim Zhdoganimi për barnat e pajisura me Autorizim Tregtimi dhe barnat e pajisura me Autorizim Importi nga MSHMS.

Nëpërmjet këtij formati të ri, subjektet farmaceutike do të mund të pajisen gjithashtu me autorizim përdorimi për këto barna, nëpërmjet e-albania.

Për herë të parë nëpërmjet e-albania do të mundet të bëhet aplikimi për regjistrimet e pajisjeve mjekësore.

Agjencia e Barnave tërheq vëmendjen që çdo dokumentacion i bashkëngjitur aplikimeve duhet të jetë i qartë dhe me çdo ekstremitet të lexueshëm qartë (vula, nënshkrimi, koka e dokumentit etj.), pasi nëpërmjet dokumentacionit do të vleresohet aplikimi i subjektit, përndryshe aplikimi do të refuzohet.


 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC