Farmaci

shk232023

EMA nis të hetojë barnat që përmbajnë pseudofedrinë. Agjencia e Barnave në Shqipëri: Nuk kemi pasur raportime. Presim vendimet e EMA-s

Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka nisur një hetim të barnave që kanë në përmbajtjen e tyre elementin e pseudoefedrinës. Ky hetim ka nisur pas disa shqetësimesh që kanë raportuar disa pacientë. Ky element zakonisht gjendet te medikamentet që përdoren për të parandaluar gripin dhe për të zhbllokuar hundët dhe mund të sjellë probleme ishemike, kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare duke përfshirë iktusin dhe atakun kardiak, por nuk është konfirmuar ende.

Pseudoefedrina është një medikament që përdoret vetëm ose në kombinim me medikamente të tjera për të trajtuar bllokimin e hundëve për shkak të të ftohtit, gripit ose alergjisë dhe bën që enët e gjakut të ngushtohen, por kjo ka sjellë probleme në lidhje me rrezikun e sindromës së encefalopatisë dhe vazokonstrikcionit. Prandaj, po rishikohet përdorimi i këtij elementi në barna pasi mund të çojë në ishemi, furnizim të reduktuar të gjakut në tru dhe të sjellë komplikime kërcënuese për jetën.

Rishikimi vjen pasi disa pacientë që përdorin barna që përmbajnë pseudoefedrinë kanë pasur probleme të tilla. Farmacist33 u interesua pranë Agjencisë së Barnve dhe Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, pranë sektorit të farmakovigjilencës, të cilët thanë se nga pacientët shqiptarë nuk ka pasur raportime për probleme shëndetësore. Gjithsesi, ata thanë për Farmacist33 se presin dhe respektojnë çdo vendim që do të marrë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

 

                                                                                                                                  Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC