Farmaci

shk232023

Amazon blen One Medical me 3.9 miliardë dollarë

Amazon ka mbyllur blerjen prej 3.9 miliardë dollarësh të kompanisë së kujdesit parësor One Medical. Komisioni Federal i Tregtisë, autoriteti federal që mbikëqyr konkurrencën, ka vendosur të mos e bllokojë marrëveshjen mes dy kompanive, pas një procesi rishikimi që zgjati pesë muaj. Megjithatë, ai ka deklaruar se do të vazhdojë të monitorojë respektimin e rregullave të tregut të lirë. CEO-ja i One Medical, Amir Dan Rubin do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë pas mbylljes së marrëveshjes.

Kontrolli i autoritetit

"Komisioni do të vijojë shqyrtimin e dëmit të mundshëm në konkurrencë të krijuar nga ky bashkim, si dhe dëmin e mundshëm për konsumatorët që mund të rezultojë nga kontrolli i Amazon dhe përdorimi i informacionit sensitiv shëndetësor të konsumatorit të mbajtur nga One Medical", tha për shtypin ndërkombëtar zëdhënësi Douglas Farrar.

Rrjeti One Medical

One Medical, me seli në San Francisko, Kaliforni, ka 188 klinika dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh teleshëndetësore. Kompania kombinon kujdesin personal me shërbimet dixhitale të shëndetit dhe kujdesit virtual, duke e bërë më të lehtë për pacientët të programojnë takime, të rinovojnë recetat, të kenë qasje te të dhënat mjekësore të përditësuara dhe të përmirësojnë rezultatet e kujdesit shëndetësor. Në muajin korrik, gjiganti i tregtisë elektronike njoftoi planet për të blerë kompaninë, për të zgjeruar divizionin e saj të kujdesit shëndetësor dhe për të hyrë në rrjetin e praktikave fizike të One Medical në 26 tregje dhe rreth 815,000 anëtarë.

Blerjet për kujdesin shëndetësor

Në fakt, kjo nuk është lëvizja e parë e Amazon në sektorin e kujdesit shëndetësor vitin e fundit: në fillim të vitit, ajo lançoi një shërbim të abonimit gjenerik të barnave që synon konsumatorët me patologji të zakonshme; në nëntor 2022, krijoi Amazon Clinic, një "vitrinë shëndetësore" që i jep akses përdoruesve te ofruesit e palëve të treta të teleshëndetësisë.

 

Burimi: Aboutpharma


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC