Farmaci

qer272023

Terapia zëvendësuese me testosteron nuk e rrit rrezikun kardiovaskular

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në "New England Journal of Medicine", te meshkujt me hipogonadizëm në rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare, terapia zëvendësuese me testosteron nuk është inferiore ndaj placebos në shfaqjen e ngjarjeve të padëshiruara kardiake.

"Studimet e kontrolluara me përzgjedhje rastësore kanë treguar se përdorimi i testosteronit te meshkujt e moshuar përmirëson funksionin seksual, rrit vëllimin e kockave dhe densitetin mineral kockor të zonës, korrigjon aneminë e pashpjegueshme dhe redukton mesatarisht simptomat e depresionit", thotë autori kryesor i studimit Michael Lincoff nga Klinika Cleveland në SHBA.

Edhe pse mungesa e testosteronit nuk është një gjendje kërcënuese për jetën, pasiguria rreth rezultateve kardiovaskulare rëndon mbi vendimet e trajtimit nga mjekët dhe pacientët.
Studiuesit studiuan 5,246 burra 45-80 vjeç me sëmundje kardiovaskulare para-ekzistuese ose me rrezik të lartë për zhvillimin e tyre, dhe me simptoma të hipogonadizmit, me dy matje të testosteronit gjatë agjërimit nën 300 ng/dL. Shumica e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare para-ekzistuese kishin një histori të sëmundjes së arterieve koronare. Vetëm 15 pacientë kishin marrë më parë terapi me testosteron. Pacientët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë 1.62% xhel testosteroni transdermal çdo ditë, dozë e rregulluar për të ruajtur nivelet e testosteronit midis 350 dhe 750 ng/dL, ose placebo në formë xheli. Në një ndjekje mesatare prej 33 muajsh, endpointi kardiovaskular, shfaqja e parë e ndonjë komponenti të një rezultati të përbërë të vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare, infarkti i miokardit jofatal ose ikusi jofatal ndodhi në 7% të pacientëve në grupin e testosteronit krahasuar në 7.3% të atyre të grupit të placebos. Megjithatë, terapia zëvendësuese me testosteronit kundrejt asaj me placebo u shoqërua me një rrezik të shtuar të fibrilacionit atrial (3.5% kundrejt 2.4%), dëmtimit akut renal (2.3% kundrejt 1.5%) dhe embolisë pulmonare (0.9% kundrejt 0.5%).
"Gjetjet tona mbi sigurinë kardiovaskulare të testosteronit mund të lehtësojnë diskutimin e për përfitimet dhe rreziqet e mundshme të kësaj terapie te meshkujt e moshës së mesme dhe të moshuar me hipogonadizëm", përfundojnë autorët.

 

New England Journal of Medicine 2023. Doi: 10.1056/NEJMoa2215025
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2215025


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC