Farmaci

shk152024

Pneumokoku. Ndikimi i vaksinimit në rezistencën ndaj antibiotikëve

Pavarësisht vaksinimit kundër pneumokokëve, ndjeshmëria e Streptococcus pneumoniae ndaj penicilinave mbetet e ulët, por gjithsesi, mbeten të disponueshme barnat që luftojnë infeksionet. Ja, cilat janë ato.

Një studim i publikuar në Antibiotics ka evidentuar se pavarësisht vaksinimit kundër pneumokokut, është gjetur një incidencë e lartë mosndjeshmërie e sëmundjeve pneumokokale ndaj antibiotikëve, veçanërisht ndaj penicilinës dhe një rezistencë e shtuar ndaj makrolideve, por ka ende barna ndaj të cilave pneumokokët janë të ndjeshëm.

Përhapja e rezistencës antimikrobike
Deri më sot, rezistenca antimikrobike përbën një nga kërcënimet kryesore të shëndetit publik dhe sipas vlerësimeve, mund të shkaktojë vdekjen e 10 milionë njerëzve në vit brenda vitit 2050. Një studim i vitit 2022 vlerësoi se përgjatë vitit 2019 në botë 13.7 milionë vetë vdiqën nga infeksionet. Nga këto vdekje, 1.27 milionë i atribuoheshin drejtpërdrejt rezistencës, të barabarta me nivelet e vdekshmërisë nga malaria dhe virusi HIV së bashku. Në veçanti, në Evropë, vlerësimet flasin për mbi 35.000 vdekje të lidhura me rezistencën antimikrobike në vitin 2020. Nga të dhënat e mbikëqyrjes kombëtare të Institutit të Lartë të Shëndetësisë (AR-ISS) rezulton se në Itali, në vitin 2022, përqindjet e rezistencës ndaj klasave kryesore të antibiotikëve për tetë patogjenët nën mbikëqyrje, përfshirë edhe S. pneumoniae, kanë mbetur të larta. Në veçanti, për pneumokokun, pas një rënieje të shënuar në vitin 2021, kur rezistenca ishte 9,8%, në vitin 2022 u vu re një 12,8% rritje e izolatëve rezistentë ndaj penicilinës.

Rezistenca antimikrobike e S. Pneumoniae para dhe pas vaksinimit
Në sondazh, kërkuesit brazilianë kanë dashur të përcaktojnë rezistencat antimikrobike të S. Pneumoniae para dhe pas vaksinimit. Ekipi ka marrë në konsideratë 17 artikuj dhe ka studiuar 18.273 izolate, gjysmën në periudhën para vaksinimit dhe tjetrën në periudhën pas tij. Më pas, nga të gjithë izolatët, 14.7% lidhej me kolonizimin, 0,6% me sëmundje jo invazive dhe 0,2% me sëmundje invazive. Analiza tregoi se kishte rezistencë të lartë ndaj sulfametazol-trimethoprimit, para edhe pas vaksinimit. Për më tepër, ceftriaksoni dhe penicilina kishin shkallën më të lartë të rezistencës pas vaksinimit, përkatësisht 6.5% dhe 44.6%. Megjithatë, përsa u përket makrolideve, eritromicina kishte 95,2% ndjeshmëri, përpara vaksinimit dhe 82% pas tij, përqindje që ranë në 94.5% dhe 81.1% për mostrat invazive. Së fundi, të gjitha izolantet shfaqën ndjeshmëri ndaj shumë pak antibiotikëve të klasës fluorokinolone, ndërsa ndjeshmëria ndaj këtyre barnave ishte 100% për sëmundje invazive.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC