Farmaci

pri292024

Sindromi i vezores policistike. Terapia me kontraceptivë estrogjen-progestin

Sindromi i vezores polistike (PCOS) është një patologji e shpeshtë, e cila prek 8-13% të grave në moshë pjellore dhe trajtohet në mënyra të ndryshme në varësi të manifestimeve klinike. Trajtimi parësor parashikon ndryshimet në stilin e jetës, pas kontraceptivëve oralë estrogjen-progestin (CO), të përdorur shpesh për trajtimin e hiperandrogjenizmit dhe të çrregullimeve menstruale.
Përditësimi i Udhëzimeve rreth PCOS u publikua në vitin 2023, pas një analize sistematike të literaturës. Në të, u përfshinë vetëm studime të randomizuara dhe të kontrolluara rreth grave të prekura nga PCOS, rreth trajtimeve me kohëzgjatje së paku 6-mujore me të gjitha llojet e kontraceptivëve oralë estrogjen-progresin dhe rreth krahasimit ndërmjet rasteve pa trajtim, placebos dhe ndryshimeve të stilit të jetesës.

Kjo analizë sistematike përmblodhi njohuritë, padyshim të pakta, rreth efekteve të trajtimit me CO në PCOS, krahasuar me rastet pa trajtim mjekësor. Siç është parashikuar, marrja e CO përmirëson rregullsinë e ciklit menstrual, krahasuar me kontrollin, por theksohet edhe se siguria e evidencave është e ulët për këtë arsye. Evidencat e mëtejshme që lidhen me trajtimin me CO, krahasuar me rastet pa trajtim (kontrolle/placebo), apo ndryshime të stilit të jetesës, aktualisht janë të disponueshme vetëm me një shkallë sigurie evidencash shumë të ulët, për shkak të rreziqeve të shumta të biasit të 4 studimeve të vlerësuara. Studime të shumta mbi efektet e marrjes së CO te femrat, kanë nxjerrë në pah evidenca të qarta të efikasitetit të kësaj terapie për kontraceptimin, rregullsinë e ciklit menstrual dhe efektshmërisë së hiperandrogjenizmit. Por, këto evidenca nuk mund të përgjithësohen te gratë me PCOS, pasi ndryshojnë nga popullata e përgjithshme në atë që janë më hiperandrogjene, me BMI më të lartë, me çrregullime të brendshme metabolike, si rezistenca ndaj insulinës dhe me një rrezik më të madh për t'u prekur nga sëmundje shoqëruese psikiatrike. Kjo analizë ka konsideruar të pranueshme vetëm 4 studime, të gjitha me rrezik biasi (RoB) mesatar-të lartë dhe nuk është bërë e mundur ndjekja e një metaanalize për sasinë dhe heterogjenitetin e të dhënave të paraqitura.

PCOS, është një sindrom, i cili ndikon në pjellori, në aspekte metabolike dhe psikologjike. Nevojiten analiza të randomizuara të kontrolluara cilësore, që përballojnë trajtimin me CO, krahasuar me placebon me metodologji të përshtatshme dhe fuqi statistikore të mjaftueshme. Deri më sot, studimet janë të pakta, të kryera në një numër të vogël pacientësh dhe me shumë biase, prandaj, në udhëzimet e fundit klinike për PCOS të publikuara në vitin 2023, autorët u detyruan të përfshinin evidenca nga studimet e kryera në popullatën e përgjithshme për të formuluar rekomandime. Pra, është e qartë që duhen studime të mëtejshme mbi gratë e prekura nga PCOS, me qëllim që të kuptohen nuancat e efikasitetit, të sigurisë dhe të efekteve anësore të trajtimit me CO dhe që të nxiten ndërhyrje terapeutike të personalizuara.

Clin Endocrinol (Oxf) 2023, 99: 79-91. doi: 10.1111/cen.14913.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/36939017/


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC