qer212024
Dieta mesdhetare zgjat jetën e grave
Një aderencë më e lartë ndaj dietës mesdhetare lidhet me reduktimin e rrezikut të grave për vdekje nga të gjitha shkaqet. Ky fakt u konstatua nga një studim i koordinuar nga Shafqat Ahmad del Brigham, në të cilin u përfshinë 25.315 gra, fillimisht të shëndetshme, të ndjekura për një periudhë prej 25 vjetësh.
Gjithashtu, gratë që e ndoqën në mënyrë më strikte dietën mesdhetare paraqitën 23% më pak rrezik për vdekje nga të gjitha shkaqet, krahasuar me ato gra që shfaqën aderencë më të ulët ndaj kësaj diete. Këto të dhëna janë veçanërisht të rëndësishme, pasi sugjerojnë që ndryshimet e qëndrueshme dhe të shëndetshme në dietë mund të kenë një ndikim të madh në jetëgjatësi.
Pjesëmarrëseve në studim, pjesë e Woman's Health Study, iu morën kampionet e gjakut, iu bënë matjet e bioshënjuesve dhe të informacioneve dietike. Dieta mesdhetare u vlerësua duke përdorur një sistem pikësh të bazuar në përbërës të rinj dietikë kryesorë, me pikët më të larta që tregonin një aderencë më të lartë ndaj dietës.
Nga pjesëmarrëset, në moshën mesatare 54.6-vjeçare në fillim të studimit, mesatarja e pikëve të aderencës ndaj dietës mesdhetare ishte 4.0 nga 9. Gjatë kontrollit të ecurisë prej 24.7 vjetësh, u verifikuan 3.879 vdekje. Me krahasimin e grupeve me nivele të ndryshme aderence, rreziku për vdekshmëri u reduktua me 16% në grupin me aderencë mesatare (pikët 4-5) dhe me 23% në grupin me aderencë të lartë (pikët 6-9), krahasuar me grupin me aderencë të ulët (pikët 0-3)
Në analizë u vlerësuan edhe 33 bioshënjues të gjakut, përfshirë edhe yndyrat, lipoproteinat, apolipoproteinat, inflamacionin, rezistencën ndaj insulinës dhe matjet e metabolizmit. Këto rezultate mbështesin edhe rekomandimet e udhëzimeve ushqimore që e paraqesin dietën mesdhetare si një model ushqimor të shëndetshëm. Sipas studimit, aderenca më e lartë ndaj dietës mesdhetare lidhej me një të pestën më pak rrezik relativ të vdekshmërisë, që mund të shpjegohet pjesërisht nga faktorë të shumtë të rrezikut kardiometabolik.