Farmaci

kor82024

BPCO. EMA miraton terapinë e parë të synuar si trajtim shtesë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi dupilumabin, si terapi ruajtëse shtesë për të rriturit e prekur nga bronkopneumopatia kronike obstruktive (BPCO) e pakontrolluar, e karakterizuar nga një rritje e eozinofileve në gjak. Në veçanti, ky miratim është për ata pacientë të cilët po trajtohen me një kombinim të kortikosteroideve nëpërmjet inhalimit (ICS), një beta2-agonisti me veprim afatgjatë (LABA) dhe një antagonisti të muskarinës me veprim afatgjatë (LAMA), apo me një kombinim të LABA dhe LAMA, nëse ICS nuk është i përshtatshëm. EMA është autoriteti i parë rregullator në botë që miraton dupilumabin për pacientët e prekur nga BPCO.

Duke qenë se është një sëmundje progresive dhe e lodhshme, BPCO shkakton dispne, e cila kufizon aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet e përditshme, si ngjitja e shkallëve, apo arritja e kutisë postare. Shumë pacientë ndihen të kufizuar dhe të izoluar për shkak të dëmtimit fizik dhe mendor të shkaktuar nga sëmundja. Pas më shumë se një dekade përparimesh të kufizuara të trajtimit për ata që jetojnë me BPCO të pakontrolluar, tashmë jemi në një epokë të re të menaxhimit të sëmundjes për pacientët dhe kujdestarët dhe mirëpresim shtimin e trajtimeve novatore, si dupilumabi për të ndihmuar në menaxhimin e kësaj sëmundjeje progresive dhe të pakthyeshme.

Miratimi i dupilumabit për BPCO është një pikë kthese e shumëpritur për ata që luftojnë për të marrë frymë edhe në kushtet më të thjeshta, duke u përballur gjithashtu me rrezikun për shtrim në spital, për përkeqësim të pakthyeshëm të shëndetit dhe për ndjenjën e mungesës së shpresës. Dupilumabi është terapia e parë që demonstron përmirësime të dukshme në acarimet dhe funksionin e mushkërive, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në lidhje me shëndetin në dy studime të mëdha të fazës 3.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC