qer252014
Ekstraktet e ginseng kundër lodhjes nga kanceri
Ginseng lufton asteninë onkologjike, kështu tregon një studim amerikan, gjithashtu dhe bima e përdorur është amerikane. Një specie e ngjashme me atë aziatike por me një përqendrim më të lartë të principëve aktivë, tregoni kujdes me krahasimet.
Konsumi i ginseng zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme lodhjen, lodhje kronike kancer-lidhur më mirë se placebo, por duhen të paktën 2 muaj marrje të vazhdueshme. Rezultatet vijnë nga një studim i Qendrës së Kancerit i Klinikës Mayo në të cilën studiuesit kanë përdorurë 2 gramë në ditë ekstrakt ginsengu kapsul tek 340 pacientë të cilët ishin në fund të trajtimit onkologik. Pacientët e trajtuar me ginseng kanë shfaqur një përmirësim prej 20 pikësh nga 100 në shkallën e matjes së simptomave astenike, rezultat i marrë vetëm në 10% të pacientëve në grupin placebo. Për informacion më të plotë duhet të specifikojmë se është përdorur ginseng amerikan, Panax quinquefolius, ndërsa specia më e përdorur në Europë vjen nga bima aziatike Panax ginseng. Përbërësit janë shumë të ngjashëm por ndryshon së tepërmi përmbajtja në ginsenoside, më e lartë në llojet amerikane siç shpjegon Fabio Firenzuoli, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Integrative në Aou Careggi dhe profesor në Universitetin e Firenze, kjo duhet të merret parasysh përpara se të bëjnë ndonjë krahasim. Më mirë akoma do të ishte të dinim titullimin e saktë të principëve aktivë të një ekstrakti bimor përpara se ta përdorim atë për një studim, në mënyrë që tu lejojmë shkencëtarëve të tjerë të përsëritin eksperimentin, për të zgjeruar konkluzionet dhe në rastet pozitive të jemi në gjendje të standartizojmë terapinë.