kor292019
Si përgatitet pomada me mentol për dhimbjet muskulare dhe artritet
Gjatë muajve të dimrit flitet shumë për përgatitjet me bazë mentoli, apo me bazë bimët që përmbajnë mentol. Kjo, për shkak të vetive dekongjestuese që ka ky terpen, i cili aktivizon disa receptorë vaniloidë të pozicionuar në enët e gjakut. Por, vetitë terapeutike të mentolit nuk janë të kufizuara në sistemin e frymëmarrjes.
Kështu thuhet në studimet e Taylor&Tabor dhe të Kraemer&Hessilink, të cilët u kanë shtuar mentol disa kremrave për trajtimin e dhimbjes muskulo-skeletike ose dhimbjes së artritit. Në rastin e parë, është vënë re jo vetëm reduktimi i dhimbjeve në 7 ditë, por edhe reduktimi i dhimbjes që zgjati mbas përfundimit të trajtimit. Në rastin e dytë, është vënë re përmirësimi i shpejtësisë së përgjigjes, norma e lëvizshmërisë, balanca e forca, si dhe një rezistencë muskulare te pacientët e trajtuar.
Mentoli, monoterpeni i nxjerrë nga vaji esencial i menta piperitës, ekziston në natyrë vetëm në një prej 8 stereoizomereve të mundshme. Nëpërmjet sintezës kimike, ama, mund të merren të teta. Izomeret e mentoleve kanë veti kimike të njëjta, por dallojnë në ato karakteristika që varen nga pozicioni i zëvendësuesve në atomet e karboniostereogjenikëve, të tilla si aroma dhe shija. Arsyeja për këtë diversitet qëndron në faktin se receptorëve të sistemit nervor, molekulat iu duken të ndryshme, edhe pse atomet janë të lidhura në të njëjtën sekuencë.
Mentoli i përshkruar nga farmakopeja përfshin levomentolin natyral, të marrë nga vajra të paqëndrueshme të llojeve të ndryshme të mentës (Labiatae), levomentolin sintetik ose mentolin racemik. Etiketat e preparateve që përmbajnë mentol duhet të tregojnë nëse është me origjinë natyrale apo sintetike.
Ai paraqitet si pluhur apo si kristale në formë gjilpëre, shumë pak të tretshme në glicerinë ose në ujë, por shumë të tretshme në alkool, në vajra të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme, si edhe në parafinë të lëngshme.
Shembull formulues:
Pomadë me mentol
Materialet:
provëz, shufër qelqi, peshore, spatul, piastër për kremin, havan
Mentol 1g
Parafinë e lëngshme 30g
Vazelinë sa të jetë e nevojshme për 100g
Copëtoni në havan kristalet e mentolit (nëse mentoli që keni, është në formë kristalesh). Pastaj, transferojeni pluhurin në një provëz dhe shtoni parafinën. Përziejeni derisa të tretet dhe më tej, vazhdoni mbi piastër, deri në trupëzimin e solucionit në vazelinë.
- Mentoli mund të shkaktojë reaksione hipersensibiliteti, siç është dermatiti nga kontakti. Përdorimi parashikohet vetëm në lëkurë të padëmtuar dhe kundërindikohet te fëmijët me prirje për laringospazma dhe konvulsione.
- Karakteristikat e principit aktiv dhe prania në farmakopenë angleze e pomadës me mentol, japin mundësi për ta përgatitur si preparat në galenikë, pa detyrim për recetë mjekësore.
Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi
Burimet:
Pain Pract.2012 Nov;12(8):610-9. doi: 10.1111/j.1533-2500.2012.00529.x. Epub 2012 Feb 5.
J Strength Cond Res.2005 May;19(2):475-80