kor232014
Studim nga SHBA: bimët kineze ndihmë për parandalimin e diabetit
Bimët mjekësore kineze mund të ngadalësojnë tek pacientët me rrezik të lartë të prediabetit kalimin në diabet të mirfilltë? Përgjigja është afirmuar, të paktën sipas një studimi në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism "Prediabeti ndodh kur një person ka nivele të larta të sheqerit në gjak, por jo deri në pikën e zhvillimit të diabetit të tipit 2" vëren një nga autorët e studimit Chun-Su Yuan, kërkues në University of Chicago. Megjithatë, prediabetikët kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes, si dhe patologjitë kardiake dhe iktusin. Sipas Centers for Disease Control and Prevention në Amerikë, rreth 79 milionë amerikanë të rritur të moshës 20 vjeç ose më shumë, kanë prediabet. "Megjithatë shumë pacientë kanë vështirësi në ndryshimin e stilit të jetesës për të kontrolluar më mirë nivelet e sheqerit në gjak, dhe barnat aktuale të tilla si metformina mund të ketë efekte të kundërta gastrointestinale" thotë Chun-Su duke shpjeguar se bimët tradicionale kineze mund të jenë një opsion i ri për menaxhimin e glicemisë, vetëm apo të kombinuara me trajtime të tjera. "Dhe për diabetin që gjithnjë e më tepër është duke u bërë një problem i shëndetit publik botëror, është thelbësore marrja e masave parandaluese dhe diagnostikim të hershëm" thekson kërkuesi i cili gjatë një studimi multicentrik në bashkëpunim me Universitetet në Pekin, Guangzhou, Tianjin dhe Quighai dhe Changchun ka studiuar në mënyrë rastësore rreth 400 pacientë kinezë me tolerancë të ndryshueshme të glukozës të cilët kanë marrë 5 tableta Tianqi 3 herë në ditë, një kombinim i 10 bimëve mjekësore kineze ose placebo për 12 muaj. "Në fund të periudhës të follow-up, diabeti u zhvillua vetëm tek një numër tepër i vogël pacientësh të grupit Tianqi krahasuar me ata të trajtuar me placebo: përkatësisht 18% kundrejt 29%" thekson kërkuesi. Për më tepër Tianqi ka përmirësuar tolerancën e glukozës deri në pikën sa është arritur normaliteti në 63% të pacientëve kundrejt 47% të atyre të grupit placebo. Duke pritur konfirmimin nga studime të tjera, Chun-Su arrin në përfundimin: "Tianqi duket të jetë një strategji potenciale dhe premtuese për të parandaluar diabetin e tipit 2".