Fitoterapi

gus62014

Insufiçenca venoze: përkeqësohet nga i nxehti, përmirësohet me fitoterapi

Stina e verës është dhe sinonimi i insufiçencës venoze. Simptomat mund të trajtohen si me molekula single dhe me ekstrakte bimore. Ndër këto është "Gështenja e kalit" në sajë të fitokompleksit të saj dhe "Escin" që përfaqësojnë efikasitet të sigurt dhe natyral.

Për shumë njerëz vera është stina e pushimeve por për shumë të tjerë është gjithashtu sinonim i enjtjeve, mbajtjes hidrike, ngërçeve dhe dhimbjeve në gjymtyrët e poshtëm. Këto efekte mund të shkaktohen nga insufiçenca akute venoze ose nga një dilatim i përkohshëm i venave për shkak të rritjes së temperaturës. Për fat të keq ekzistojnë dhe kushte patologjike kronike të qarkullimit venoz në të cilat simptomat mund të përkeqësohen deri në fillimin e ulçerës dhe variçeve. Simptomat që lidhen me insufiçencën kronike  venoze (IVC) mund të trajtohen në mënyrë efektive me molekula single me origjinë bimore të tilla si trokserutina, një flavonoid i nxjerrë nga Sophora japonica ose nga fraksionet e pastruar dhe mikronizuar nga lëkurat e agrumeve (diosmin+esperidin). Ato ushtrojnë një veprim të dyfishtë mbi enët: në nivelin e venave dhe venulave, rritin tonicitetin e pareteve dhe ushtrojnë një veprim venoz antistazik ndërsa në nivelin e mikroqarkullimit rritin rezistencën e kapilarëve dhe normalizojnë përshkueshmërinë (veprimi vitaminik P). Veç kësaj të dyja prezantojnë një aksion anti-inflamator dhe anti-edematoz të dobishëm për zgjidhjen e simptomave edhe në prani të flebiteve dhe hemorroideve. Në fitoterapi janë përdorur për të njëjtin qëllim bimë të ndryshme që vijnë nga tradita si Rusco, Melilot, Hardhia e kuqe, Gotu Kola, Boronica, Gështenja e kalit dhe për disa prej tyre kërkimet shkencore kanë dhënë prova të efektivitetit. Sipas EMEA, si ekstraktet e Hardhisë së kuqe dhe Gështenja e kalit meritojnë përcaktimin "well estabilished use drugs". Ndërsa në bazë të rishikimeve nga Cochrane, vetëm Gështenja e kalit duket të jetë një preparat shumë efektiv dhe i sigurt në zgjidhjen afatshkurtër të IVC. Fuqia trajtuese e bimës qëndron në fitokompleksin e saj që përbëhet ndër të tjera nga escina, një përzierje e të paktën 30 sapuneve triterpenik. Ajo së bashku me kumarinën, flavonoidet dhe taninat të pranishëm në ekstrakt, kryejnë një funksion antiesudativ, antikapilarhemoragjik, antibradikinik, antiedemik, antihemorroidal dhe anti-inflamator. Pra edhe një herë një shembull i molekulave shumë të ndryshme midis tyre që janë prezente në të njëjtin ekstrakt të cilat veprojnë në sinergji për të arritur në një përfundim të përbashkët trajtues. Për përdorim galenik,  Ministria e Shëndetësisë lejon vetëm përdorimin e ekstrakteve si Gështenja e kalit pavarësisht se bari përfaqësohet nga fara. Historikisht ato përdoreshin tek kuajt për të trajtuar kollën dhe si larës për flokët, nga këtu vjen emri "Gështenja e kalit".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC