nën122014
Rrush, mollë, brokoli dhe shafran, kundër kancerit të gjirit
Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Luizianës, në një artikull të publikuar në revistën ''Journal of Cancer'' shpjegojnë se disa produkte natyrore nëse miksohen së bashku në një përbërje ushqyese, mund të luftojnë në mënyrë optimale qelizat e kancerit të gjirit pa asnjë efekt anësor.
Vendosni mollë, rrush, brokoli, kurkuma (e njohur ndryshe si shafran i Indisë) dhe nëse ju gjendet tofu (produkt me prejardhje nga Kina dhe përmbajtje soje e qumështi) në një frulator për të përgatitur kështu një kokteil shumë të mirë kundër qelizave kanceroze.
Ekipi i studiuesve ekzaminoi dhjetëra komponime kimike natyrore të pranishme në fruta, perime dhe erëza duke vlerësuar efektet e tyre mbi qelizat malinje të njerëzve të sëmurë dhe atyre të shëndetshëm.
Zbulimi ishte domethënës: Këta përbërës kur merren të veçuar nuk duket se kanë një efekt pozitiv, ndërsa nëse merren të gjithë njëherësh, qelizat kanceroze reduktohen me 80%. Jo vetëm kaq, por kokteili duket se pengon edhe migrimin qelizor.