Fitoterapi

dhj62014

Katër kura natyrale kundër tumorit të kockave

Kanceri i kockave, një nga tumoret më të dhimbshme e më të përhapura në botë, godet qelizat kockore, duke i gërryer e duke sjellë edhe thyerjen e tyre. Ja cilat janë disa kura natyrale që e parandalojnë dhe e luftojnë atë:

Vitamina A
Studimet tregojnë se kjo vitaminë është në gjendje të zmbrapsë tumorin, duke shkatërruar qelizat malinje kockore më mirë sesa kimioterapia dhe pa efekte anësore. Vitamina ndodhet në agrumet si portokalli, limoni, perimet si domatja, karrota, spinaqi dhe te perimet e tjera gjethegjera.

Vitamina D
Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është efikas kundër tumorit: kur qëndrojmë në diell, lëkura jonë prodhon vitaminë D, e cila ndihmon në ngadalësimin e shumëfishimit të qelizave tumorale. Drita e diellit po ashtu lehtëson dhimbjet dhe forcon kockat. Një burim shumë i mirë i kësaj vitamine vjen nga qumështi dhe nga derivatet e tij. Për ata që janë alergjikë ndaj laktinave, mund te përdorin produkte pjesërisht të skremuara. Peshqit e ujërave të ftohta kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës D.  Ndër produktet bimore më të pasura me këtë substancë janë soja dhe derivatet e saj si dhe kërpudhat sepse thithin shume diell.

Gjethet e ullirit
Përmbajnë oleuropein, e cila është një substancë me veti anti-inflamatore, anti-virale, anti-kanceroze dhe anti-oksiduese natyrale. Gjithashtu gjethet e ullirit përmbajnë polifenol, i cili forcon kockat dhe pengon formimin e osteoblasteve, qelizat malinje përgjegjëse të tumorit. Këto gjethe fuqizojnë edhe mbrojtjen imunitare: Konsumoni 300 gr ekstrakt gjethesh ulliri 3 herë në ditë.

Aloe vera dhe çaji jeshil
Edhe kjo bimë është anti-virale, anti-oksiduese dhe anti-inflamatore, faktorë të cilët e bëjnë një kurë ideale për shumë sëmundje. Aloreidi, përbërës kimik i kësaj bime, ka fuqi anti-tumorale. Pacientëve të prekur nga tumori iu këshillohen minimalisht 2 filxhanë lëng aloe vera në ditë.  Çaji jeshil është efikas kundër tumorit të kockave, pasi është shumë i pasur me anti-oksidantë: dy filxhanë çaji në ditë është baza për t'u ndjerë të shëndetshëm dhe për t'u qetësuar nga dhimbjet.

Veç këtyre këshillave është e rëndësishme që të braktisni disa sjellje të dëmshme:
Përpiquni të eliminoni ushqimet që iu shkaktojnë alergji, ushqimet e rafinuara si: buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe sheqeri. Konsumoni sa më pak mish të kuq dhe sa më shumë peshq të ujërave të ftohta dhe fasule për shkak të proteinave që mbartin. Përdorni vajra të shëndetshëm për gatim të tillë si vaj ulliri dhe vaj kokosi. Eliminoni kafeinën dhe të tjerë stimulues si alkooli dhe duhani. Po ashtu reduktoni ose eliminoni acidet yndyrore që gjenden në produktet e pjekura komerciale si biskota, patatinat, ëmbëlsirat, ushqimet e përpunuara dhe margarina.
Përdorni burime cilësore proteinash të tilla si mish organik, vezë, hirrë qumështi dhe proteinat e perimeve, si pjesë e një programi të balancuar me qëllim shtimin e masës muskulore (një efekt anësor i terapive kundër tumorit është humbja e masës muskulore).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC