Fitoterapi

dhj242015

Amanita muscaria, e vërteta e historisë së Santa Klausit

tags: LULEKUQJA

Historia e vërtetë e Santa Klausit e ka origjinën nga ritualet shamanike të disa popujve siberianë e laponikë (këta të fundit banorë të  Evropës Veriore), e cila do t'ju ngjajë me një rrëfenjë të çuditshme por do të shihni se lidhja me mjekësinë është shumë e dukshme.

Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve '900 miti i vjetër kristian i Santa Klausit shpërndarës i dhuratave, zëvendësohet me një imazh shumë më 'pagan' dhe 'konsumist' të plakut laponik që të gjithë ne e njohim. Kanë qenë të shumtë ata që janë përpjekur të marrin autorësinë e këtij babagjyshi, mes të cilëve edhe një markë e njohur pijesh amerikane. Në të vërtetë bëhet fjalë për një figurë alegorike ekzistuese prej shumë shekujsh në veri të Evropës (me ndryshime të vogla nga shteti në shtet), por aq shumë popullor sa i ka rezistuar edhe obskurantizmit katolik të Mesjetës. Në disa zona të Siberisë një personazh i ngjashëm gjendej madje i gdhendur edhe në grafite të erës prehistorike.
Pra, në mitologji, në rrëfimet e popujve siberianë dhe në tributë laponike, babagjyshi ynë nuk ishte gjë tjetër veçse "njeriu-kërpudhë", thënë ndryshe shëmbëllimi i një shpirti antropomorf që ndodhej në kërpudhën Amanita muscaria (ajo me kupolën e kuqe me pika të bardha). Rrëfehet se ai iu shfaqej shamaneve (shëruesve të urtë) gjatë vizioneve të tyre për të ardhmen të shkaktuara nga ngrënia e kësaj kërpudhe. Në të vërtetë ajo çfarë ndodhte ishte një toksicitet akut në dëm të sistemit nervor qendror i shkaktuar nga acidi ibotenik, acidi muscimol dhe bufotenina, përbërës të pranishëm në këtë kërpudhë. Tabloja toksikologjike përkufizohet respektivisht si mykoatropinike, antikolinergjike ose panterinike.

Pre e delirit, shamani kishte haluçinacione vizive edhe dëgjimore, kishte vështirësi në artikulimin e fjalëve dhe në lëvizje, madje ishte në gjendje të kryente kërcime të fuqishme e të sforcohej tej kapaciteteve të tij, të gjitha këto të shoqëruara me gjendje euforie dhe depresioni të alternuar. Përfundimi nuk ishte thuajse asnjëherë vdekjeprurës sepse kërpudha merrej në gjendje të thatë pra në një formë më pak toksike.
Gjatë solsticit dimëror shamani i veshur si "burri-kërpudhë" hynte në tenda dhe u shpërndante vetëm disa të përzgjedhurve kërpudhën çudibërëse.
Meqë një pjesë e mirë e principeve aktive të Amanita-s sekretohet e pamodifikuar me urinën, atëherë zakoni ishte që të pihej urina e atyre që e kishin konsumuar me qëllim që të përftoheshin vizionet dhe parashikimet për të ardhmen. Ka të ngjarë që këta popuj të kenë zbuluar vetitë psikoaktive të kërpudhës dhe të urinës së atyre që e hanin duke vëzhguar pikërisht sjelljet e drerëve të cilët e pëlqenin shumë si ushqim e që njëkohësisht pinin urinën e drerëve të tjerë që e kishin konsumuar. Me imazhin e drerëve, tabloja e festave dimërore mbi historinë e vërtetë të Santa Klausit apo njeriut-kërpudhë është vërtet e kompletuar./D.GJ.     


Saar Maret, 1991, Ethnomycological data from Siberia and North-East Asia on the effect of Amanita muscaria, Journal of Ethnopharmacology, vol. 31, pp. 157-173.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC