Farmaci

sht132014

Maja GM për të prodhuar morfinë në shkallë të gjerë

Gjenet e lulëkuqes opium janë transferuar në maja dhe kështu të ndryshuara janë kthyher në një fabrikë morfine. Rezultati i publikuar në revistën Nature Chemical Biology i detyrohet grupit të Universitetit të Kalifornisë në Stanford koordinuar nga Christina Smolke dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm drejt prodhimit biotech të opioideve. Opioidët të tillë si morfina përdoren zakonisht në fushën e mjekësisë, por kompleksiteti i tyre kimik kufizon në masë të madhe mundësinë e prodhimit të këtyre substancave në shkallë të gjerë. Teknikat e tanishme të prodhimit në të vërtetë bazohen në ekstraktimin nga bima e lulëkuqes dhe për këtë arsye sot rruga më premtuese për njerrjen e morfinës sintetike fokusohet në mundësinë e transformimit në fabrika mikroorganizma të tillë si bakteri Escherichia coli ose majaja. Në këtë rrugë u fokusua grupi nga Stanford. Pikënisja e kërkuesve ishte majaja e zakonshme e përdorur për bukë, Saccharomyces cerevisiae në ADN e së cilës janë transferuar gjenet nga bima e lulëkuqes. Kjo i hapi rrugën prodhimit të enzimave që lejuan për të kthyer një substancë kimike të ndërmjetme, tebaina, në morfinë. Teknika të inxhinierisë metabolike na kanë lejuar për të ndarë enzimat në qelizat e majasë për të imituar lokalizimin e tyre në qelizat më komplekse të bimëve. Së fundi, duke shtuar enzimat e identifikuara nga bakteret e evoluara për të vepruar si opioide, kërkuesit ishin në gjendje të prodhonin opioide të tjera të tilla si hidrokodoni  dhe oksikodoni. Sfida e radhës që kërkuesit do të duhet të përballin është rindërtimi i detajuar i të gjithë proçesit në mënyrë që ta bëjnë të riprodhueshëm në një shkallë të gjerë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC