Fitoterapi

kor82016

Fitoterapia nga lashtësia deri në ditët tona

tags: BARNA

Ndonjëherë është e nevojshme të bësh një hap prapa për të hedhur dy përpara. Të njohësh origjinën historike të fitoterapisë dhe bazat e saj është e rëndësishme për të kuptuar më mirë zhvillimet e ardhshme

Ishte një kohë kur njerëzimi kurohej vetëm me natyrën. Njohja e asaj që mund t'i bënte mirë ose keq ishte fryt i vëzhgimit dhe eksperimentimit të bërë nga pak pionerë kurajozë. Këto dije u trashëguan nga brezi në brez duke kontribuuar në formimin e njohurive kuruese të paraardhëve tanë. Në të vërtetë qenia njerëzore nuk është e vetmja "kafshë" që di të kurohet. Shembuj nga natyra kemi plot, ndoshta më i qarti është ai i shimpanzeve të Tanzanisë, të cilat kur preken nga krimbat e zorrëve, pinë lëngun e një bime, Vernonia amygdalina, dhe deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Mrekullia qëndron në faktin se i njëjti bar përdoret edhe nga indigjenët e zonës. Për t'u vënë në dukje është fakti se shimpanzetë me vetëdije gëlltisin vetëm lëngun e Vernonias dhe jo gjethet, të cilat janë toksike. Pra zhvillojnë një akt të vërtetë vetëmjekimi. Shumë akademikë do të shtrembëronin fytyrat përballë këtij pohimi pa e humbur bindjen e tyre se mjekësia vetëm nga natyra nuk funksionon. 

Edhe për këtë arsye ka lindur fitoterapia, (nga greqishtja phyton (bimë) therapéia (kurë), për të zyrtarizuar një bar që në të vërtetë nuk kishte nevojë për prezantim. Fitoterapia moderne ka lindur në në mes të shekullit XX, kur kishte nevojë për një rinovim. Farmakologjia tashmë kishte shpërthyer ekonomikisht dhe mjekësia natyrale kishte mbetur prapa, e rënduar siç ishte nga prangat e mesjetës. Ishte nevoja për ajër të ri, për një disiplinë që bazohej më në fund mbi prova shkencore dhe ballafaqime klinike. Pas vitesh të tëra empirizmi filloi të kishte të dhëna të riprodhueshme dhe të përvijoheshin aspekte të rëndësishme të bimëve si profilet fitokimike, kundërindikimet dhe ndërveprimet farmakologjike.

U fillua të flitej për ekstrakte të standardizuara sepse ishin të vetmet që ishin në gjendje të garantonin një shkallë të lartë riprodhueshmërie. Fitoterapia ndjek objektiva të tjera, si kërkimin e përbërësve të rinj me interes biologjik. Janë të shumta barnat që derivojnë nga substanca me origjinë bimore, ka edhe disa antitumoralë si campotecinat (Camptotheca acuminata), podofilotoksin (Podophyllum spp.), vincristine dhe vinblastine ose lapakoli (Tabebuia impetiginosa).

Megjithatë kur flasim për një princip aktiv të vetëm edhe pse me origjinë natyrore, hyjmë tashmë në fushën e farmakologjisë ndërsa principi i vërtetë  forca e fitoterapisë qëndron pikërisht në konceptin e "ekipit", një ekip molekulash të ndryshme të ndryshme që në sinergji veprojnë mbi targete të ndryshme për arritjen e objektivit terapeutik. Është e vërtetë, nuk rresht kurrë së mësuari.

 

Angelo Siviero
Farmacist galenik, ekspert në fitoterapi dhe mjekësi alternative

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC