Fitoterapi

sht242018

Klindamicina e kombinuar në mënyrë galenike, fiton kundër aknes

Trajtimi i akne vulgaris-it mund të kalojë përmes shumë trajtimeve, por një nga më të përdorurat mbetet lidhja mes një antibiotiku dhe një agjenti dermotrofik...

Mes antibiotikëve, një nga më të studiuarit në këtë fushë është klindamicina. Klindamicina është një derivat sintetik i linkomicinës, me aktivitet kryesisht bakteriostatik, duke qenë se lidhet me nën njësinë 50 të ribozomeve bakteriale, duke penguar sintezën e proteinave. Në përqendrime të larta dhe kundër mikrobeve të ndjeshme, ajo gjithashtu mund të jetë edhe baktericide.

Përsa i përket aktivitetit galenik, klindamicina mund të përshkruhet me recetë mjekësore në bashkëpunim me principe të tjera, duke shmangur riprodhimin besnik të barnave industriale që tashmë janë në treg.

Efikasiteti i klindamicinës (vetëm ose me përbërës të tjerë aktivë) është konfirmuar nga studime të shumta. Për shembull, Scheller dhe Sebastian kanë aplikuar një kombinim me 3% peroksid benzoili dhe 1% klindamicinë, te pacientët e prekur nga akne mesatarisht të moderuara, duke krahasuar efektet e tyre me një krem acidi azelaik 20%. Pas 12 javëve të trajtimit, hulumtuesit e vëzhguan ndryshimin në lezionet inflamatore si në ashpërsi, ashtu edhe në numër. Lidhja midis klindamicinës dhe peroksidit të benzoilit dëshmoi se ishte në gjendje të ulte parametrat e ndryshëm deri në 20%, me më pak efekte anësore se acidi azelaik.

Një tjetër kombinim interesant është ai i tretinoinës: në "Journal of the European Academy of Dermatology and Venereology" është botuar një artikull që studionte efektet e aplikimit të përditshëm të një xheli me l1,2% klindamicinë fosfat dhe 0,025% tretinoinë.

Studimi përfshinte edhe kontrollin me rreze UVA dhe UVB të pjesëve të trajtuara, për të vlerësuar fototoksicitetin ose fotoalergjenicitetin. Në fund të javëve të studimit, nuk kishte fenomene të fototoksicitetit, por kishte një fotoalergji të caktuar: eritema, acarim që gjithsesi, nuk i shtyu pacientët ta ndërprisnin studimin. Nga pikëpamja teknologjike, klindamicina është një pluhur i bardhë shumë i tretshëm në ujë dhe jo shumë i tretshëm në alkool.

 

Shembull formulues i locionit të klindamicinës:

Klindamicinë 1,5g
Glikol propilen 10g
Etanol 45g
Ujë i purifikuar, deri në 100g

Treteni klindamicinën në ujë dhe pastaj shtoni glikol dhe alkol, duke e përzier vazhdimisht. Përshkrimet me bazë klindamicine janë receta të përsëritshme.

Kujdes ndaj çdo papajtueshmërie kimiko-fizike: solucionet e kripërave të klindamicinës kanë një pH acid, prandaj janë të papajtueshme me preparate alkaline ose me barna të paqëndrueshme ndaj pH acid.

Bari tregon qëndrueshmëri maksimale në solucionet ujore të tamponuara, me pH ndërmjet 3 e 5.
Iu duhet kushtuar vëmendje alergjive të mundshme, duke qenë se klindamicina në mënyrë topike mund të përthithet shumë pak dhe të hyjë në qarkullimin sistemik. Evititoni edhe aplikimin e njëkohshëm të eritromicinës, pasi dëmton efikasitetin e klindamicinës.

Rekomandohet të bëhet kujdes ndaj përshkrimit të vetëm klindamicinës dhe tretinoinës, pasi ekziston tashmë në treg një bar industrial, i mbrojtur nga patenta.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:

J Eur Acad Dermatol Venereol. 2015 Jun;29 Suppl 5:8-13. doi: 10.1111/jdv.13185.
Ochsendorf FJ Drugs Dermatol. 2014 Jan;13(1):16-22.
J Eur Acad Dermatol Venereol. 2016 Jun;30(6):966-73. doi: 10.1111/jdv.13541. Epub 2016 Feb 24.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC