mar222019
Xhel për ultratingujt, i formuluar ad hoc
Ekografia është një sistem diagnostikimi mjekësor që përdor ultratinguj dhe bazohet në parimin e emetimit të jehonës dhe të transmetimit të valëve me ultratinguj.
Ultratingujt e përdorur kanë frekuencë më të madhe se 20 KHz: frekuenca më të mëdha i japin rezolucion më të madh imazhit, por penetrojnë më pak në thellësi të trupit. Këto valë gjenerohen nga një kristal që shfrytëzon efektin piezoelektrik dhe që është futur në një sondë. Sonda mbahet në kontakt direkt me lëkurën e pacientit, e cila është lyer me një xhel të posaçëm; po kjo sondë është në gjendje të grumbullojë sinjalin e kthimit, që përpunohet në mënyrën e duhur nga një kompjuter dhe paraqitet në monitor. Koha gjatë së cilës vala shkon, reflektohet dhe kthehet, i kalohet kompjuterit, që llogarit thellësinë në të cilën ka arritur jehona. Kjo pikë i referohet një sipërfaqeje ndarëse ndërmjet indeve.
Përdorimi i xhelit në këtë ekzaminim ka rëndësi thelbësore, qoftë sepse lehtëson rrëshqitjen e sondës në lëkurë, qoftë sepse rrit përçueshmërinë e ultratingujve nëpërmjet dermës. Në fakt, ajri nuk është përçues i mirë për valët mekanike sonore. Ai ushtron një rezistencë të caktuar që duhet minimizuar për të kryer ekografi me imazh të qartë dhe lehtësisht të lexueshëm.
Ekografia konsiderohet një ekzaminim bazë ose filtrues, në krahasim me teknikat më komplekse të imazherisë, siç janë rezonanca magnetike apo angiografia.
Në disa raste, mund të jetë e dobishme të kemi në dispozicion për ekografinë një xhel të formuluar në mënyrë ad hoc.
Shembuj të formulimeve:
Materialet: epruvetë, shufër qelqi, pllakë ngrohëse, pHmetër
Shembulli 1
Ujë i purifikuar 91,95gr
Mishelë nipagine 0,15gr
Klorur natriumi 1,1gr
Karbopol 1,2gr
NaOH 10%, aq sa nevojitet për neutralitet
Në një epruvetë vihet uji që të ziejë dhe më pas shkrihet nipagine. Pasi ftohet, shtohet kloruri i natriumit. Më pas, shtohet karbopoli dhe lihet të pushojë, për të bërë të mundur një hidratim më të mirë. Neutralizohet me NaOH.
Shembulli 2
Klorur natriumi, 14gr
Glikol propilen, 10gr
Hidroksietilcelulozë, 3gr
Ujë i ruajtur, aq sa nevojitet për 100 gr
Shkrihet kloruri i natriumit në ujin e ruajtur dhe pastaj shtohet glikol propileni. Hidhet pika-pika hidroksietilceluloza mbi solucion, duke e përzier vazhdimisht. Lihet të hidratohet për 24 orë e pastaj përzihet sërish, për të krijuar një masë uniforme.
Shembulli 3
Karbomer, 0,5gr
Etanol, 96% 5 gr
Glikol propilen, 20gr
Hidroksid natriumi 10%, aq sa duhet për pH 7
Ujë i purifikuar, aq sa duhet, për 100 gr
Në ujin e ruajtur hidhet karbomeri. Duke e përzier, shtohet glikol propileni dhe alkool. Lihet të pushojë për 24 orë dhe pastaj shtohet NaOH derisa të neutralizohet.
Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi
Burime:
Manuale di preparazioni galeniche, Bettiol