Fitoterapi

maj142019

Takikardia te fëmijët. Betabllokuesit në formë shurupi, të përgatitur në farmaci

Takikardia supraventrikulare është një aritmi gjatë së cilës, frekuenca kardiake mund të ngrihet deri në 300 rrahje në minutë, në bazë të moshës dhe mekanizmit aritmogjenik.
Incidenca e saj, 2-3 vetë/1.000 njerëz, dëshmon se takikarditë supraventrikulare (TSV) janë aritmitë më të shpeshta të moshës pediatrike, me dy kulme, brenda vitit të parë dhe pas 6-7 vitesh. Rreth 40% e pacientëve pediatrikë e paraqet episodin e parë në muajin e parë të jetës, ndërsa më shumë se 50% e tyre, brenda vitit të parë të jetës. Në përgjithësi, pas episodit të parë, një fëmijë ka mundësi të larta të recidivës në 10 vitet pasuese.
Takikarditë supraventrikulare në moshë pediatrike paraqesin një sfidë jo vetëm për pediatrin, por edhe për kardiologun e adultëve që gjendet përballë një pacienti të vogël në situatë emergjence.
Veçanërisht, për të mos u nënvlerësuar është lidhja që ekziston ndërmjet aritmive ventrikulare (ku bën pjesë takikardia) dhe parandalimit të vdekjes kardiake të papritur.

Detyra e mjekut është të zgjedhë një terapi të përshtatshme që merr parasysh aritminë, kushtet mjekësore që lidhen me të e që mund të kontribuojnë dhe/ose përkeqësojnë aritminë, riskun që lidhet me të, por edhe risqet dhe përfitimet e terapisë së mundshme.
Në këtë kuptim, mundësia e një përgatitjeje galenike mund të ketë rëndësi vendimtare, nëse lind nevoja e përdorimit të përbërësve aktivë, stabiliteti i të cilëve me kalimin e kohës duhet vlerësuar me kujdes.

Një shembull i provuar është propranololi. Kjo molekulë bën pjesë në kategorinë e "betabllokuesve" dhe e kryen veprimin e saj antiaritmik duke bllokuar receptorët beta-adrenergjikë në mekanizmat e shkarkimit nëpërmjet sistemit simpatik, duke gjeneruar një ngadalësim të frekuencës sinusale. Propranololi është një përbërje aktive në mënyrë optike, vilja e së cilit përdoret rëndom në klinikë. Aktiviteti bllokues qëndron plotësisht në levoizomer, edhe pse destroizomeri ka një aktivitet ekuivalent si stabilizator i membranës.
Përdorimi i betabllokuesit supreson aritminë dhe parandalon vdekjen kardiake të papritur. Ai është ndër barnat e zgjedhjes së parë për terapinë farmakologjike anti-aritmike.

Roli i "zgjedhjes së parë" është konfirmuar edhe nga studime të fundit që kanë krahasuar efikasitetin e propranololit, në krahasim me digoxinën. Përdorimi i propranololit rezulton të jetë i lidhur me efekte më të vogla anësore hipotensive, me efikasitet superior për reduktimin e rasteve të vdekjes në spital (edhe pse digoxina redukton në mënyrë më të konsiderueshme pasojat e takikardisë).

Shembull formulues:

Materiale: provëz, shufër ngrohëse, shufër qelqi, pH metër
• Propanolol HCl 500 mg
• Ujë i purifikuar 10 gr
• Benzoat natriumi 0.05 gr
• Acid citrik, aq sa nevojitet me pH 3
• Shurup i thjeshtë, aq sa nevojitet për 100 ml

Shurupi i thjeshtë mund të përgatitet më parë duke tretur në 330 gr ujë të valuar, 660 gr sakarozë, në përzierje të vazhdueshme.

Në një provëz, zieni ujin. Pas ftohjes, shkrini propranololin dhe benzoatin e natriumit. Më pas, që të arrihet vëllimi, shtoni shurupin e thjeshtë. Shtoni acidin citrik në sasi të vogla, duke e përzier shurupin në mënyrë konstante dhe duke e kontrolluar me pH-metrin derisa të arrihet pH 3. Më pas, shtoni disa pika aromë.

Aspekti thelbësor i përgatitjes është stabiliteti i përbërjes. Në fakt, në solucionin ujor, propranololi mund të përkeqësohet (veçanërisht nëse ambienti është alkalin).
Për këtë arsye, disa studiues kanë dashur të vlerësojnë stabilitetin e përgatitjeve të paparashikueshme të shurupit të propanololit. Në një rast të parë, është vënë re se duke arritur pH 3, qëndrueshmëria e solucionit mbahej brenda kufijve të pranueshëm për 180 ditë, pavarësisht nga temperatura e ruajtjes (5 ose 25°C). Megjithatë, duke qenë se përmbajtja e alkoolit në përgatitje është më e vogël se 25%, u referohemi indikacioneve të farmakopeas, duke caktuar një skadencë brenda 30 ditësh nga data e përgatitjes.

Propranololi hyn në principet aktive të klasifikuara si "doping". Receta, pra, do të jetë e papërsëritshme dhe do të ndjekë procedurat e ruajtjes dhe dërgimit sipas ligjit përkatës. Veç të tjerash, edhe nëse është caktuar për fëmijët, është e nevojshme që të vihet një etiketë me shënimin: "Për ata që zhvillojnë aktivitet sportiv: përdorimi i panevojshëm i barit konsiderohet doping dhe mund të përcaktojë rezultate pozitive në testin anti-doping."

Një shënim i fundit: propranololi shurup mund të përdoret edhe për trajtimin e hemangiomave.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burime:
Am J Cardiol.2017 May 15;119(10):1605-1610. doi: 10.1016/j.amjcard.2017.02.017. Epub 2017 Mar 1.
Pediatr Crit Care Med.2014 Nov;15(9):839-45. doi: 10.1097/PCC.0000000000000229.
Ceska Slov Farm.2013 Feb;62(1):35-9.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC